Ardita Sinani është zgjedhur Kryetare e Preshevës me gjithsej 22 vota pro dhe nëntë kundër.

Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, deputeti Shaip Kamberi, e ka uruar Sinanin për detyrën e saj të re.

“Uroj Arditën për zgjedhjen e sajë në krye të Komunës së Preshevës duke e uruar të qeverisë drejtë, dinjitetshëm dhe të jetë në krye të detyrës për një Preshevë të re”, ka shkruar Kambëri në një postim në Facebook, transmeton Telegrafi.

Ndërsa, ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka falënderuar ata që e votuan. Ai ishte fitues i zgjedhjeve por në fund kryetare u zgjodh znj. Sinani pas koalicionit me parti të opozitës.

“Një hap i madh regresi për Preshevën, një hap mbrapa për qytetarët tanë. Sidoqoftë Alternativa për Preshevën do të kthehet shumë shpejtë, meqë siç e dijnë të gjithë NDRYSHIMI NUK NDALET!”, ka shkruar Arifi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *