Më shumë 800 persona janë arrestuar gjatë ditës së dielë në Rusi pas protestave të mbajtura në disa qytete të vendit.
Sipas njoftimit të organizatës jo-qeveritare OVD-Info, protestat kundër luftës në Ukrainë u mbajtën në 37 qytete ruse dhe u arrestuan 817 protestues.
Ndërkohë, siç transmeto BBC, forcat e rendit në Moskë kanë njoftuar për arrestimin e rreth 300 personave në qendër të qytetit për prishje të rendit publik.
Që nga 24 shkurti kur Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës, sipas të dhënave të OVD-Info janë raportuar më shumë se 14,000 arrestime në Rusi të personave që kanë kundërshtuar luftën e Rusisë në territorin e shtetit fqinj. Nga kjo shifër, më shumë se 170 persona kanë vazhduar të mbesin të burgosur.