Sot, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.
Sipas rezultateve të ASK-së, Kosova ka gjithsej 1 milion e 602 mijë e 515 banorë, transmeton Klankosova.tv.
Ndërsa, nga rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë të publikuara pesë muaj më parë, Kosova ka pasur 1 milion e 586 mijë e 659 banorë.
Regjistrimi i popullsisë kishte filluar më 5 prill dhe ka përfunduar me 24 maj të këtij viti.
Ndërkaq pjesëmarrës në këtë ngjarje ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se regjistrimi i popullsisë është pasqyrim i realitetit të Kosovës.(klankosova.tv)