Liderja e rrëzuar nga pushteti në Myanmar, Aung San Suu Kyi, është dënuar me dy vite burgim nga ushtria që dhjetë muaj më parë mori pushtetin në vend.
Gjatë ditës së hënë u bë e ditur se Suu Kyi është dënuar me katër vite burgim për nxitje kundër ushtrisë dhe thyerje të rregullave kundër Covid-19, derisa më pas u njoftua se dënimi ndaj saj është ulur në dy vite.
76-vjeçarja ishte de fakto lidere e Myanmarit deri në muajin shkurt kur u rrëzua nga ushtria e cila më pas e akuzoi atë me një numër akuzash të cilat në tërësi mund ta dënojnë atë deri në 100 vite burgim.
Ndërkohë, Suu Kyi ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj saj, derisa mbështetësit e saj i cilësojnë akuzat si politike.
Deri tani nuk dihet se ku ajo do ta mbaj burgimin.
Organizata Amnesty International tha se “dënimet e ashpra ndaj Aung San Suu Kyies për këto akuza false janë shembulli i fundit i vendosmërisë së ushtrisë për ta eliminuar të gjithë opozitën dhe për të ngufatur liritë në Mianmar”.
Kur në vitin 2016, Suu Kyi mori drejtimin e vendit, ajo u kritikua nga shumë shtete dhe organizata në lidhje me mosreagimin e saj për gjenocidin ndaj populit Rohingya në Rakhine dhe për mospranim se ushtria e Mianmarit ka kryer masakra.
Në vitin 2019, Suu Kyi u paraqit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë ku ajo mbrjti ushtrinë e vendit të saj kundër akuzave për gjenocid.