Kryediplomati shqiptar takohet me Zelenskyn në Kiev: Shqipëria qëndron me vendosmëri me Ukrainën

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, me kryeministrin Denys Shmyhal, si dhe me zyrtarë tjerë ukrainas. “Shkëmbyem instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes së Miqësisë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë dhe nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi të fokusuar në bashkëpunimin në integrimin europian. Këta hapa përfaqësojnë progres […]

Aksioni në disa rajone të Kosovës, mbyllen 10 komuna paralele

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot janë mbyllur komunat paralele të Serbisë në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale. Në një postim në Facebook, ai shtoi se me aksion të përbashkët mes MPB-së e PK-së, si dhe MINT-it […]

EULEX’i përforcon praninë në Kosovë

Pritet të arrijnë forca shtesë nga Franca, Italia, Portugalia e Lituania. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është duke e përforcuar Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të tij përmes dislokimit të përkohshëm të pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë (EUROGENDFOR) nga Franca, Italia, Lituania dhe Portugalia. Kështu është bërë e […]

“Shqiptarët i shihni me llupë, për serbët i mbyllni sytë”, aksion para policisë e gjykatës në Bujanoc

Shqiptarët në Luginë të Preshevës kanë zhvilluar një aksion simbolik para stacionit policor si dhe para Gjykatës Themelore në Bujanoc. Lidhur me këtë aksion ka dhënë detaje përmes një postimi në Facebook, ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, transmeton Klankosova.tv. “Shqiptarët i shihni me lupë ndërsa për serbët i mbyllni sytë!Për një koment në […]

Zgjedhjet në Kroaci – Milanoviq merr 75 përqind të votave

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Zoran Milanoviq, siguroi një fitore të lehtë dhe bindëse, duke marrë 75% të votave pas numërimit të pothuajse të gjitha qendrave të votimit. Pavarësisht se roli i tij është kryesisht ceremonial dhe me kompetenca të kufizuara sipas ligjeve, Milanoviq theksoi rëndësinë e pozicionit të tij si të padiskutueshëm dhe një në […]

A e dini se …

Sot është ditëlindja e fituesit të maratonës së parë olimpike moderne të mbajtur në Athinë 1896 (Lojërat e Para Olimpike Moderne). Më 12 janar 1873, në Marousi, në veri të Athinës, lindi Spiridon Luisi, Arvaniti (Shqiptari) i cili bëri histori duke fituar maratonën e parë në Lojërat Olimpike Verore në Athinë, Greqi, më 10 Prill […]