Forumi Rinor i LDK-së kallëzim penal ndaj Pecit dhe Pacollit

Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka dorëzuar sot kallëzim penal në Prokurori ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, dhe deputetes, Fitore Pacolli. “Unë sot bashkë me Sekretarin e Forumit të Rinisë, Egzon Pacolli kemi dorëzuar kallëzimin penal kundër Faton Pecit dhe Fitore Pacollit, ministrit të Bujqësisë, deputete njëherësh edhe kryetare e Komisionit […]

Ukraina zotohet të mos nënshtrohet kurrë

Zotimi bëhet sot me 19 nëntor 2024 kur po mbushen 1000 ditë luftë mbrojtëse të ukrainasëve ndaj pushtimit rus. Ukraina ka thënë se nuk do t’i dorëzohet kurrë agresionit të Rusisë, pasi shënon 1000 ditë që kur Kremlini filloi një pushtim të plotë të vendit. “Ukraina nuk do t’i nënshtrohet kurrë pushtuesve dhe ushtria ruse […]

“Shqipëria, perla e Evropës”, media amerikane: Një nga 25 destinacionet më të mira

Revista e mirënjohur Amerikane për Turizmin, “Conde Nast Traveller” e cila ka sugjeruar 25 destinacionet më të mira në Europë për të pushuar për vitin 2025, rekomandon për lexuesit e saj që vitin e ardhshëm të vizitojnë Shqipërinë. Media amerikane shkruan se vendi ynë shihet si një lojtar i forte në industrinë Europiane të Turizmit […]

Biden: Ne mbështesim fuqishëm sovranitetin e Ukrainës

Presidenti amerikan, Joe Biden e ka përmendur sërish mbështetjen e Qeverisë amerikane për Ukrainën, teksa ka folur në samitin e 20 vendeve më të industrializuara në botë (G20) që po mbahet në Rio de Zhaneiro të Brazilit. Megjithatë, ai nuk e ka përmendur direkt vendimin e përfolur për t’i dhënë Ukrainës dritën e gjelbër për […]

​’Demokracia serbe’ me aksion simbolik para EULEX-it në Mitrovicë

Aktivistët e ‘Demokracisë serbe’ kanë zhvilluar një aksion simbolik të hënën para selisë së EULEX -it në jug të Mitrovicës. Motoja e këtij aksioni ishte ‘Drejtësi për punëtorin e EULEX -it’. Ata kërkuan drejtësi për njërin prej punëtorëve të EULEX -it, për të cilin thanë se është rrahur nga Policia e Kosovës më 31 tetor […]

Kompletohet lista e PE-së, Riho Terras nga Estonia bëhet raportues për Kosovën

Eurodeputeti estonez nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Riho Terras, është emëruar të hënën raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE). Parlamentin Evropian e kompletoi të hënën listën e raportuesve për vendet e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE). Për emërimin e Terrasit në këtë post u pajtuan në grupin e PPE-së në Komisionin për […]

“I dashur, Albin…”, Mickoski i lumtur për pritjen

Mickoski: ‘Nëse punojmë bashkë do të jemi më të fuqishëm’ Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski është shprehur i lumtur për pritjen që ia bëri homologu i tij, Albin Kurti, sot në Prishtinë në kuadër të takimit të përbashkët mes të dyja vendeve. Ai shpreson se “energjia dhe koha e bukur sot”, do të […]

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë tri marrëveshje të reja bashkëpunimi pas mbledhjes së përbashkët

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar tri marrëveshje të reja bashkëpunimi. Pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Prishtinë, ministrat përkatës kanë nënshkruar marrëveshjet në fushën e energjisë dhe atë të arsimit, si dhe një protokoll teknik për lehtësimin e lëvizjes së lirë.Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha paraprakisht në mbledhjen e përbashkët […]