Shkon në 167 numri i të vdekurve nga rrëzimi i avionit në Korenë e Jugut

Një avion i cili u përplas në një aeroport të Koresë së Jugut, ka lënë të vdekur të paktën 167 persona. 79 burra, 77 gra dhe 11 të tjerë gjinitë e të cilëve nuk ishin të identifikueshme menjëherë – vdiqën në zjarr, tha agjencia e zjarrfikësve. Numri i të vdekurve pritet të rritet më tej […]
Osmani për fundvit i pret një grup fëmijësh nga të gjitha komunitetet: Kosova i përket të gjithë qytetarëve të saj

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se në fundvit e pati kënaqësinë të mirëpres edhe anëtarët e Këshillit Konsultativ për Komunitete dhe një grup fëmijësh nga të gjitha komunitetet. Në një postim në Facebook, ajo ka shpërndarë fotografi nga takimi në fjalë. “Kosova i përket të gjithë qytetarëve të saj, por mbi të gjitha […]
Kur mund të votojë diaspora?

Mbi 100 mijë votuesit e regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës, do të mund të mund të votojnë më herët se qytetarët që votojnë brenda vendit më 9 shkurt 2025.Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, varësisht se cilën mënyrë të votimit ka përzgjedhur votuesi jashtë Kosovës, është caktuar edhe periudha e votimit. Ligji për Zgjedhjet […]
Hovenier dje u përshëndet me kosovarët pas 3 viteve si ambasador, mesazhet që la në paraqitjet e fundit

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, këtë muaj po e përmbyll mandatin e tij në vend. Ditëve të fundit, ai ka zhvilluar takimet lamtumirëse e aktivitetet e fundit zyrtare në këtë post. Hovenier në këto angazhime la porosinë se SHBA do të jetë e përkushtuar ndaj partneritetit me Kosovën dhe se dëshiron që Kosovën ta […]
Maqedonci: Grupi i Radoiçiqit paraqet rrezik për Kosovën e Ballkanin Perëndimor

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rrezikun që paraqet grupi i Milan Radoiçiqit për territorin e Kosovës, përderisa është ende i lirë dhe operon brenda territorit të Republikës së Serbisë. Në një intervistë për Ekonomia Online, Maqedonci ka thënë se vazhdimi i organizimit të tyre tregon rrezikun që ky grup paraqet jo vetëm për […]
Londër: U fut me veturë në trotuar, lëndoi katër persona

Një burrë është arrestuar nën dyshimin për tentativë vrasje pasi një makinë u fut në trotuar në qendër të Londrës në orët e para të ditës së Krishtlindjes. Katër persona u dërguan në spital pas incidentit në Shaftesbury Avenue, me njërin prej tyre që thuhet se është në një gjendje të rëndë për jetën. Oficerët […]
Festohet Krishtlindja

Besimtarët e krishterë në mbarë botën festojnë sot Krishtlindjen, ditën e lindjes së Jezu Krishtit. Kjo festë është një nga ngjarjet më të rëndësishme në kalendarin e krishterë dhe simbolizon lindjen e shpresës dhe dritës, njofton Klankosova.tv. Për të krishterët në Kosovë dhe rajon, kjo ditë kremtohet me meshë në kisha dhe mbledhje familjare, ku […]
Incident në Ferizaj: Tre policë të suspenduar për tejkalim të kompetencave

Inspektorati Policor i Kosovës përmes Departamentit të Hetimeve, ka nisur një hetim zyrtar pas publikimit të një videoje në media, ku dyshohet për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga disa zyrtarë policorë në Ferizaj. Ngjarja ka ndodhur më 23 dhjetor 2024, në orët e vona të natës, kur policia kishte ndaluar një […]
KMDLNj: Moscertifikimi i Listës Serbe u politizua – intervistimi i Kurtit të shtyhet deri pas zgjedhjeve

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos e certifikuar Listën Serbe që të garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025. Sipas KMDLNj-së, ligji shprehimisht e thotë arsyen e refuzimit të certifikimit e jo përcaktimi apo […]
12 të vdekur nga shpërthimi në fabrikën e eksplozivëve në veriperëndim të Turqisë

Një shpërthim në një fabrikë eksplozivësh në Turqinë veriperëndimore ka lënë 12 persona të vdekur dhe ka plagosur tre të tjerër. Kështu njoftoi CNN Turk të marten, transmeton Klankosova.tv. Raportohet se shpërthimi ndodhi në një fabrikë në provincën e Balikesirit. Guvernatori lokal citohet të ketë thënë se nuk kishte dyshime për sabotim.(klankosova.tv)