Tahiri: Rama po tregohet i anshëm, “i afërt me Vuçiqin”

Rama është i anshëm dhe i afërt me Serbinë, ka deklaruar ish-diplomatja kosovare Edita Tahiri duke komentuar propozimin e Kryeministrit të Shqipërisë për të kontribuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. “Në praktikën e negociatave, praktikohet që ndonjë palë e tretë dëshiron të japë shërbime të mira por në ato raste pala e tretë duhet […]

Policia kap sasi të madhe armatimi në Zveçan

Policia e Kosovës ka zbuluar një sasi të madhe armatimi afër Komunës së Zveçanit dhe sipas Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, me këtë aksion është parandaluar një sulm terrorist. “Falë angazhimit intenziv të njësiteve të specializuara të Policisë së Kosovës dhe informatave/inteligjencës së pranuar, sot është identifikuar një veturë me targa të Beogradit, rreth 100m […]

Borrell “shumë i alarmuar” nga situata në veri të Kosovës

Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka thënë se nuk do të tolerohet përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës. Përmes një postimi në Twitter, kryediplomati evropian ka kritikuar arrestimet në veri nga Policia e Kosovës dhe parakalimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në pjesën jugore të Mitrovicës. “Arrestime të […]

Kryeministri kroat për herë të parë viziton Serbinë

Kryeministri kroat Andrej Pllenkoviq të premten ka filluar vizitën e tij në Serbi. Në Mitrovicë të Sremit ai është takuar me peshkopin e Sremit, Fabijan Svalin. Pllenkoviq, nga Mitrovica e Sremit do të shkojë në Suboticë, ku do të takohet me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq. Kjo është vizita e parë e Pllenkoviqit në Serbi […]

BE-ja e pakënaqur me planin e Kurtit për situatën në veri të Kosovës

Bashkimi Evropian u shpreh i pakënaqur me planin e publikuar të martën nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës, që përfshin organizimin e zgjedhjeve të reja në veri, pakësimin e forcave të sigurisë, dhe rifillimin e menjëhershëm të bisedimeve me Serbinë në Bruksel. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter […]

Kryeziu: Anulimi i mbledhjes është veprim i njëanshëm i Ramës

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se vendimi i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për të anuluar takimin e dy qeverive të paraparë për të mërkurën është vendim i njëanshëm. “Është hera parë që një mbledhje e përbashkët anulohet në mënyrë të njëashme”, ka thënë Kryeziu për Gazetën Express. “Nesër do të […]

Bashkimi Evropian me “pako sanksionesh” kundër Kosovës

Bashkimi Evropian është duke përgatitur sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri. Sanksionet do të përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarjet e nivelit të lartë dhe vizitave dypalëshe nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare, raporton […]

Rama anulon mbledhjen e dy qeverive Shqipëri-Kosovë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar të martën mbrëma se nuk do të mbahet mbledhja e përbashkët e qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës, e paraparë të mbahej të mërkurën në Gjakovë. “E kam informuar kryeministrin Kurtin se në kushtet e agravimit të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike, ky takim nuk mund […]

NATO dënon sulmet ndaj trupave të saj në veri të Kosovës

NATO i ka dënuar sulmet ndaj trupave të saj paqëruejtëse në pjesën veriore të Kosovës, ku janë lënduar 25 ushtarë ditën e hënë. Në reagimin e NATO-s thuhet se kjo cfarë ka ndodhur është tërësisht e papranueshme, transmeton BBCNews. Pjesëtarët e NATO-s dhe të Policisë së Kosovës janë përballur të hënën me protestuesë të dhunshëm […]

Osmani: Dhuna nga protestuesit në veri, me urdhëra të Vuçiqit

Presidenjta e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se tensionet në veri po shkaktohen “nga strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale” të cilët kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët. Përmes një postimi në Twitter, Osmani dënoi dhunën në veri, prej ku akuzoi presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq për destabilizimin e […]