Murphy: Shpresoj që Serbia të harmonizohet me BE-në dhe SHBA-në
Është më mirë që Serbia të jetë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, ka deklaruar senatori amerikan Chris Murphy në lidhje me vizitën e kreut të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë, Aleksandar Vulin, në Moskë. Gjatë qëndrimit të tij në Beograd, senatori amerikan tha se Rusia po kërkon miq këto ditë dhe […]
Jemi më pranë se kurrë arrestimit të Putinit, por Amerika duhet ta bëjë pjesën e saj
Aktakuza e fundit ndaj liderit rus nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (ICC) për mbikëqyrjen e rrëmbimit të fëmijëve ukrainas është arsyeja se pse ai tani mund të arrestohet në dheun çdo vendi që është e nënshkruar nëpër statutet e tij Nga Gordon Browntheguardian.com Kjo verë do të jetë një pikë krize për presidentin e Rusisë, derisa […]
Komisioneri Varhelyi: Asociacioni është parakusht në rrugën e Kosovës drejt BE-së
Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është parakusht për Kosovën që të bëjë progres në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ka deklaruar Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi. Diplomati evropian bëri këtë deklaratë në rrjetin social Twitter pas takimit që pati të enjten në Mitrovicë të Veriut me kryetarin e […]
Pandemia e ardhshme po na troket në derë, paralajmëron kreu i OBSH-së
Pas Covid 19-tës që gjunjëzoi botën, pandemia e ardhshme do na trokasë në derë, e këtë herë, sipas kreut të OBSH-së, duhet të na gjejë të përgatitur. Nga Asambleja e Përgjithshme vjetore e organizatës së shëndetësisë, Tedros Ghebreyesus deklaroi se është koha të shpejtojmë negociatat që synojnë parandalimin e një situate të ngjashme në të […]
Konjufca: Shumë afër është finalizimi i padisë për gjenocid kundër Serbisë
Qeveria e Kosovës është afër finalizimit të padisë ndaj Serbisë për gjenocid të kryer gjatë kuftës së fundit, ka deklaruar Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Edhe sot mund të konstatoj që kjo është shumë afër. Nuk mund të jap muaj apo kohë të caktuar veç se e di që është bërë një punë […]
Çfarë do të thotë për ekonominë globale nëse SHBA nuk paguan borxhin e saj
Nëse kriza e borxhit që po trondit Uashingtonin do t’i detyronte Shtetet e Bashkuara të hynin në recesion, ekonomia e Amerikës nuk do të ishte e vetmja që do të vuante pasojat. Mospagimi i borxhit federal, gjë që do të ndodhte për herë të parë në histori, do të ndikonte në mbarë botën. Porositë për […]
Borrell: Të dëmshme për Serbinë lidhjet e ngushta me Rusinë
Lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë janë të dëmshme për interesin kombëtar të këtij vendi ballkanik, ka deklaruar Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Diplomati evropian ka deklaruar se BE-ja mirëpret zgjedhjet strategjike të shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor në përputhje me sanksionet ndaj Rusisë. Këto deklarata ai i bëri pas […]
Është koha të themelohet Asociacioni, thotë senatori Murphy
Ky është viti që duhet të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe kështu të shkohet drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar senatori amerikan Chris Murphy. Të hënën, Murphy dhe senatori Gary Peters janë takuar në Prishtinë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti. “Serbia duhet të […]
Kosovarët më pak të shqetësuar rreth korrupsionit, tregon sondazhi nga IRI
Kosovarët janë optimistë se do të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, ka treguar një sondazh i kryer nga Insitituti Republikan Ndërkombëtar (IRI). Gjithashtu, sondazhi ka treguar se kosovarët janë më pak të shqetësuar për korrupsionin sesa në vitet e kaluara. Të pyetur se kur prisnin që Kosova të normalizonte marrëdhëniet me Serbinë, 55 për […]
Shefja e USAID premton ‘mbështetje të palëkundur’ për dialogun Kosovë-Serbi
Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power, premtoi të mërkurën mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Serbinë dhe Kosovën, ndërsa dy vendet armike të kohës së luftës punojnë për të stabilizuar marrëdhëniet në një kohë tensionesh të rritura. “Do të duhet guxim politik për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme, të pranueshme për […]