Oxfam: Pasuria dhe varfëria ekstreme po rriten njëkohësisht

Organizata Oxfam ka bërë të ditur se për herë të parë në 25 vite, pasuria ekstreme dhe varfëria ekstreme në botë janë duke u rritur njëherëshi. Përqindja më e pasur e popullsisë së botës ka arkëtuar rreth dy të tretat e rritjes së pasurisë mbarëbotërore, thuhet në raportin “Survival of the Richest” (Mbijetesa e më […]

Serbia kërkon të ndalohet rekrutimi i serbëve për luftën në Ukrainë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha se Rusia duhet t’u jap fund përpjekjeve për rekrutimin e serbëve për të luftuar përkrah grupit të saj paraushtarak Wagner në Ukrainë. Ai kritikoi faqet e internetit të Rusisë dhe grupet e rrjeteve sociale për publikimin e reklamave në gjuhën serbe në të cilat grupi Wagner thërret vullnetarët që t’u […]

Fajon: Të zbatohen të gjitha marrëveshjet, përfshirë themelimi i Asociacionit

Kosova duhet të themeloj Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe kjo është me rëndësi të arrihet gjatë muajve në vijim, ka deklaruar Ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon. “Duhet të vazhdojë dialogu dhe të gjitha marrëveshjet duhet të përmbushen, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Tani kjo është shumë me […]

Kosova renditet e 52-ta në botë për nga siguria

Kosova është vendi i 52-të më i sigurt në botë, tregojnë të dhënat e Indeksit të Krimit publikuar në Bazën e të Dhënave Botërore (Numbeo). Sipas shkallës së sigurisë, Kosova ka 58.42 pikë nga 100 të mundshme. Ndërkohë, sa i përket krimit, Kosova ka 41.58 pikë. Numbeo është një nga bazat e të dhënave më […]

Togo ‘ka tërhequr’ njohjen e Kosovës

Kryediplomati i Togos, Robert Dussey, ka deklaruar të hënën në Beograd se është tërhequr vendimi për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Në vitin 2014, Ministria e Jashtme e Kosovës kishte konfirmuar njohjen e shtetit të Kosovës nga shteti i Togos. “Ne në Togo e njohim vetëm një Serbi, një Serbi që është unike. Një Serbi […]

Brenda 24 orëve, dy tërmete lëkundin Shqipërinë

Shqipëria është goditur mbrëmjen e së hënës nga një tërmet me magnitudë 3.7 ballë, me qendër 14 kilometra në afërsi të Burrelit, transmeton Top Channel. Kjo është lëkundja e dytë brenda 24 orëve që godet Shqipërinë. Të dielën në mbrëmje u shënua një tërmet me magnitudë 4.7, me qendër 23 kilometra në verilindje të Tiranës. […]

Vazhdimi i dialogut: Lajçak gjatë javës pritet të vizitoj Kosovën dhe Serbinë

Gjatë kësaj jave pritet që Kosovën dhe Serbinë ta vizitoj i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak. Siç transmetnon KOHA, sipas burimeve diplomatike në Bruksel mësohet se i dërguari i BE-së me gjasë do të jetë i shoqëruar nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Ndonëse zëdhënësi i BE-së për çështje […]

Shqipëria dekoron William Walkerin me titullin “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit”

Ish-diplomati amerikan William Walker është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, me titullin “Kalorësi i Urdhrit të Flamurit”. Begaj deklaroi se Walker është mik i shqiptarëve që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës, rajonit dhe të NATO-s. “Ambasadori William Walker është një personalitet ndërkombëtar, diplomat dhe humanist, i cili me punën dhe kontributin e […]

Kurti: Drejt marrëveshjes për normalizim mund të adresojmë Asociacionin

Çështja e Asociacionit mund të adresohet gjatë diskutimeve për një marrëveshje të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Megjithatë, ai e ka theksuar se Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon themelimin e një Asociacioni një-etnik. “Jemi në një moment kur flasim dhe diskutojmë për një marrëveshje të […]

Gjermania ndërthur Asociacionin me votimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kosova duhet të zbatoj themelimin e Asociacionit për komunat me shumicë serbe dhe një bllokim i kësaj çështje mund t’ia vështirësoj rrugën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, kanë deklaruar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë. “Bllokimi i mëtejshëm i themelimit të Asociacionit nuk do ta bëjë më të lehtë për Kosovën arritjen e shumicës […]