Bislimi: Kishte plan ruso-serb për të djegur pikën kufitare të Jarinjës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se ka pasur “plan ruso-serb” që të dielën, më 18 dhjetor, të digjej pika kufitare e Jarinjës, që lidh Kosovën me Serbinë. Sipas Bislimit, nga të dhënat e institucioneve të sigurisë, del se “autori i vërtetë” i ngjarjeve në Jarinjë ishte presidenti rus, Vladimir Putin. Ai tha se plani […]

Ambasadori Rohde kritikon Listën Serbe për rastin e Rada Trajkoviq

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me trajtimin që i është bërë politikanës serbe Rada Trajkoviq nga policia e Serbisë në kufirin me Kosovën. Të premten, Trajkoviq qëndroi për disa orë në pikën kufitare të Merdarës. Më pas asaj iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe u dërgua me autoambulancë në Prokuple […]

KFOR-i kërkon “edhe pak kohë” për zhbllokimin e rrugëve në veri

Misionit të NATO-s në Kosovë i duhet ende kohë për të zhbllokuar rrugët në pjesën veriore të Kosovës të cilat janë bërë të paqarkullueshme nga barrikadat e vendosura nga serbët lokalë. Për të dhjetën ditë me radhë, rrugët që dërgojnë në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë janë të bllokuara. Misioni i NATO-s në Kosovë, […]

Guterres: Lufta në Ukrainë do të vazhdoj

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka deklaruar se fundi i luftës në Ukrainë nuk duket ende në horizont. Në një konferencë shtypi në Vjenë, Guterres u tha gazetarëve se aktualisht OKB është e fokusuar në përpjekjet e evakuimit dhe shpërndarjes së ndihmave në zona si ajo e Mariupolit, të prekura nga lufta. “Është […]

Të përgatitemi për botën kaotike pas Putinit

Tani për tani, Putin gjendet në një pozicion të sigurt. Ai e kontrollon ende aparatin shtetëror, dhe ushtria po ekzekuton urdhrat e tij brutale në Ukrainë. Por pushtimi i dështuar i udhëheqësit rus në Ukrainë, e ka dobësuar pozitën e tij në Rusi, dhe i ka shtuar pasiguritë se kush do ta pasonte dhe si do të […]

‘Kush e garanton trafikun e kokainës nga Porti i Durrësit?’

Për Portin e Durrësit, me gjithë këto dosje, nuk ka ende një strategji të re që t’i hedhë kartat mbi tavolinë. Kush e garanton trafikun e kokainës nga Porti i Durrësit? Ka vetëm një pyetje. Nga Anila Hoxha Gazeta Shqip Arrestimi i 20 personave, midis tyre 16 punonjës, të lë përshtypjen se Porti i Durrësit […]

Në katër vite, 666 mantelbardhë u larguan nga sistemi shëndetësor i Kosovës

Gjatë viteve 2018-2022, punën në sistemin shëndetësor të Kosovës e kanë lëshuar 666 mantelbardhë. Këto të dhëna janë bërë publike nga “Grupi për Ballkan” bazuar në të dhënat nga Oda e Mjekëve të Kosovës.   “Sipas të dhënave tona Fakultetin e Mjekësisë e përfundojnë brenda një viti 150 mjekë, kurse kanë dal 205, ne jemi […]

BE-ja konfirmon statusin e vendit kandidat për Bosnje e Hercegovinën

Bosnja e Hervegovina është zyrtarisht vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pasi të enjten kjo u konfirmua ëshë nga liderët e vendeve anëtare të BE-së. “Këshilli Evropian mbështet konkluzionet Këshilli për Çështje të Përgjithshme i BE-së, të datës 13 dhjetor 2022, për procesin e zgjerimit dhe stabilizim-asociimit, dhe pranon t’i japë Bosnje e Hercegovinës […]

Von Cramon: Aplikimi i Kosovës në BE është një hap i rëndësishëm

Aplikimi i Kosovës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian është një hap i rëndësishëm, ka deklaruar Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Ajo theksoi se integrimi i Kosovës në BE do të varet edhe nga dialogu me Serbinë. “Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE është një hap i rëndësishëm. Është […]

Kosova aplikon për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Kosova zyrtarisht ka aplikuar të enjten për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dorëzoi aplikimin në Pragë përfaqësuesit të Repubilkës Qeke, vend ky që mban kryesimin e BE-së. Në ceremoninë zyrtare të organizua, Kurti është pritur fillimisht nga ministri çek për Punë të Jashtme, Jan Lipavsky, e më pas aplikimi i është […]