Scholz: Ballkani në BE është në interes të Gjermanisë

Në një fjalim në parlamentin gjerman, kancelari Olaf Scholz tha sot se është në interesin e Gjermanisë dhe Evropës që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Ai përshëndeti shtimin e angazhimit të BE-së me gjashtë vendet e rajonit, ndërsa vlerësoi vendimet për t’i dhënë Bosnjes dhe Hercegovinës statusin e kandidatit dhe futjen […]

Uashingtoni pritet t’i dërgojë Kievit sistemet e mbrojtjes “Patriot”

Shtetet e Bashkuara po përgatiten të dërgojnë sisteme të mbrojtjes raketore Patriot në Ukrainë, që do të përbënin sistemin më të avancuar të raketave tokë-ajër që Perëndimi i ka ofruar deri tani Kievit. Sipas tre zyrtarëve amerikanë që folën në kushte anonimiteti, shpallja e vendimit mund të bëhet të enjten, transmeton VOA. Zyrtarët e Pentagonit […]

Anëtarësimi në BE: Krerët e Kosovës nëshkruajnë aplikimin

Krerët shtetërorë të Kosovës kanë nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Aplikimi u nënshkrua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dhe kryeministri Albin Kurti. Presidentja Osmani e cilësoi si “historike” nënshkrimin e aplikimit të anëtarësimit në bllokun evropian. “Po marrim një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës sonë kolektive […]

Liberalizimi i vizave: Presidenca e Këshillit dhe Parlamenti Evropian pajtohen për projekt-rregulloren

Presidenca e Këshillit dhe Parlamenti Evropian të mërkurën kanë arritur marrëveshje për projekt-rregulloren për udhëtimin pa viza për poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Kosova. Teksti i rënë dakord tani duhet të miratohet nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian përpara se të kalojë procedurën formale të miratimit, njofton Komisioni Evropian, transmeton KOHA. Rregullat e reja do […]

Britania dhe Shqipëria arrijnë marrëveshje për emigrantët e paligjshëm

Qeveria britanike ka arritur marrëveshje me Shqipërinë për emigrantët e paligjshëm. Kryeministri britanik Rishi Sunak ka theksuar se do të bëhen ndryshime në sistem, që do të thotë se do të refuzohen shumica dërrmuese e kërkesave për azil nga shqiptarët. Në fjalën e tij në parlament, Sunak tha se pothuajse një e treta e azilkërkuesve janë […]

G-7 zotohet të rindërtojë Ukrainën

Udhëheqësit e vendeve të Grupit të Shtatëshes rikonfirmuan mbështetjen e tyre të palëkundur dhe solidaritetin me Ukrainën të hënën, duke u zotuar të plotësojnë nevojat e saj urgjente për paisje ushtarake për t’u mbrojtur nga agresioni i Rusisë. Në një deklaratë të qarkulluar nga Shtëpia e Bardhë, G-7 dënoi “sulmet e vazhdueshme çnjerëzore dhe brutale […]

BE-ja miraton statusin e vendit kandidat për Bosnjën

Këshilli për Çështje të Përgjithshme i BE-së ka miratuar dhënien e statusit të vendit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën. Ministrat që janë përgjegjës për çështje evropiane kanë miratuar konkluzionet ku thuhet se Bosnjë e Hercegovinës do t’i jepet statusi i vendit kandidat me konfirmimin e Këshillit Evropian, transmeton REL. Ky vendim i ministrave do të […]

Escobar: Kosova ka garanci të forta sigurie nga SHBA-të

Shtetet e Bashkuara i kanë ofruar garanci të forta Kosovës për çështjet e sigurisë, ka deklaruar i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. I pyetur për komentim të deklaratës së Presidentit serb Aleksandar Vuçiq në lidhje me kthimin e forcave serbe në Kosovë, diplomati amerikan tha gjatë një interviste për REL se […]

Von der Leyen: Akuzat për korrupsion në BE janë “shumë serioze”

Pretendimet se Katari u ka dhënë ryshfet zyrtarëve të Bashkimit Evropian në përpjekje për të fituar ndikim përbëjnë “shqetësim të madh”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ajo tha se akuzat janë “shumë shqetësuese” dhe “shumë serioze”, dhe bëri thirrje për krijimin e një organi të ri të etikës në BE. Më […]

Borrell: BE-ja të jetë e gatshme të dërgoj përforcime për EULEX-in

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, deklaroi të hënën se i ka kërkuar vendeve të BE-së që të jenë të gatshëm për të dërguar përforcime për misionin e EULEX-it. “U kërkova shteteve anëtare të jenë të gatshëm të dërgojnë përforcime shtesë për misionin tonë të EULEX-it”, tha Borrell duke theksuar se […]