Liberalizimi i vizave: BE-ja kërkon ‘qartësim të disa temave’ gjatë procesit
Të enjten, Këshilli i Bashkimit Evropian ka filluar diskutimin për liberalizimin e vizave për kosovarët, derisa në fund të këtij diskutimi u bë e ditur se është “e nevojshme të qartësohen një numër temash të ndërlidhura me këtë proces”. Diskutimet e hapura të enjten paraqesin fillimin e një numri procedurash dhe votimesh brenda strukturave të […]
Raporti i KE-së: Gjendja e shëndetësisë publike në Kosovë është shqetësuese
Raporti i progresit i Komsionit Evropian ka kritikuar gjendjen e shëndetësisë publike në Kosovë duke theksuar ngecjet e zhvillimeve në këtë sektor të rëndësishëm të vendit. Një nga pikat më shqetësuese për shëndetësinë në Kosovë, theksuar në raport, është vdekshmëria e të posalindurve dhe foshnjave. “Sa u përket pabarazive në kujdesin shëndetësor, qasja e shërbimeve […]
Raporti i progresit i KE-së: Kosova me stabilitet politik, por me Kuvend polarizues
Raporti i fundit i progresit nga Komisioni Evropian vlerëson Kosovën për përshtatjen me qëndrimet e Bashkimit Evropian ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë. Në këtë raport përsëritet se Komisioni Evropian mbetet në qëndrimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Aty, po ashtu, theksohet se ka një ndjenjë që Këshilli […]
Varhelyi: BE-ja nuk është në dijeni për propozimin franko-gjerman
Institucionet e Bashkimit Evropian nuk janë në dijeni nëse Franca dhe Gjermania kanë ofruar një propozim për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Në fillim të muajit tetor, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se Parisi dhe Berlini i kanë propozuar që rruga e Serbisë drejt anëtarësimit në BE të jetë më e shpejtë nëse Serbia […]
Rama para Këshillit të Evropës: ‘Rrëzoni akuzat e Dick Martyt’
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës që të ‘rrëzoj akuzat kundër Kosovës’ të hartuara nga Dick Marty. Të mërkurën, Rama iu drejtua të mërkurën Këshillit të Evropës, ku kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, për t’i shpallur të […]
NATO do të mbaj stërvitjen me avionët e armëve bërthamore
Në kohën e kërcënimeve nga Rusia për përdorim të armëve bërthamore, NATO ka vendosur që të mbaj stërvitjen vjetore të parashikuar ku do të përdoren edhe avionët e armëve bërthamore. Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi të martën se do të mbahet kjo stërvitje. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të ishte më mirë shtyrja […]
Goncharenko në Këshillin e Evropës: Njiheni Kosovën si shtet të pavarur
Përfaqësuesi i Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko, i ka bërë thirrje të gjitha vendeve të këtij këshilli që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta njohin atë. Në fjalimin e së martës, Goncharenko, u shpreh se Kosova duhet të njihet nga 12 vendet e Këshillit të Evropës që ende s’e […]
Kosova flet për herë të parë në Asamblenë e Këshillit të Evropës
Për herë të parë Kosova ka marrë të drejtën e fjalës në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, mbajti fjalimin dhe e vlerësoi këtë si një moment historik. “Sot është një moment tjetër me peshë historike për Republikën e Kosovës, për vendin tonë në Asamblenë parlamentare të Këshillit të […]
Propozimi franko-gjerman ekziston, e konfirmon ministrja Gërvalla
Ministrja kosovare e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka konfirmuar se një propozim i Francës dhe Gjermanisë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë i është ofruar palëve. “Të vërtetë ka që ekziston një propozim prej këshilltarëve të Presidentit Macron dhe Kancelarit Scholz”, ka thënë Gërvalla. Ditë më parë, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se […]
Lufta në Ukrainë ‘nuk solli kërcënim të shtuar’ ndaj Kosovës, thotë komandanti i KFOR-it
Lufta ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës ka ndikuar edhe në Kosovë, sikurse edhe në vendet e tjera të Evropës, por nuk është identifikuar “ndonjë kërcërnim i shtuar” ndaj Kosovës, ka deklaruar komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajari. Kajari tha se fillimi i luftës në Ukrainë solli edhe tensione në Kosovë të cilat më pas u qetësuan […]