Kurti thotë se është rritur eksporti dhe qarkullimi i bizneseve në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar punën e Qeverisë së tij në mbështetjen e bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Sipas Kurtit, të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2022 është shënuar progres në disa drejtime kyçe në ekonominë e Kosovës. “Qarkullimi i bizneseve për periudhën janar-gusht 2022 ka shënuar rritje prej […]
Serbia ‘nuk ka vullnet’ të mospengoj anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se atij i është bërë një propozim nga Franca dhe Gjermania për t’i lehtësuar rrugën Serbisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian në këmbim që vendi i tij të mos jetë pengesë për Kosovën drejt anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Megjithatë, Vuçiq deklaroi se nuk ekziston një vullnet […]
‘Putin mund të përpiqet të nxisë trazira edhe në Ballkan’, paralajmërojnë ekspertët amerikanë
Presidenti rus Vladimir Putin mund të përpiqet të nxisë trazira dhe kriza edhe në Ballkan që të shpërqendroj perëndimin nga agresioni i tij në Ukrainë, paralajmëron eksperti amerikan Ian Brzezinski. Brzezinski, Këshilltari i lartë në Këshillin e Atlantikut, thotë se Rusia mund të përpiqet të nxisë probleme në disa zona përreth saj ndërsa nuk përjashtoi […]
Indonezi: 174 të vdekur gjatë trazirave në një ndeshje futbolli
Të paktën 174 persona humbën jetën gjatë një rrëmujë në një stadium futbolli në Javan Lindore në Indonezi, mbrëmjen e së shtunës. 180 persona të tjerë mbetën të plagosur. Shefi i policisë së Javas Lindore, Nico Afinta, u tha gazetarëve se dy pjesëtarë të të forcave të policisë janë në mesin e viktimave, shumica e […]
Kosova i vendos vizat për shtetasit rusë
Kosova ka vendosur regjimin e vizave për të gjithë shtetasit rusë. Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin gjatë mbledhjes së mbajtur të premten, duke njoftuar se regjimi i vizave do të aplikohet për të gjithë shtetasit rusë pavarësisht llojit të pasaportave që posedojnë. “Të gjithë shtetasit e Federatës Ruse, bartës të pasaportave të rregullta, zyrtare […]
SBASHK pezullon grevën deri në fillim të vitit të ardhshëm
Greva në arsim është pezulluar deri në janar të vitit 2023. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta dijë se greva nuk po përmbyllet. Uroj që Qeveria të marrë mësim të qartë dhe të mos e marrë si deklarim për fitore […]
Më 13 tetor BE-ja diskuton për liberalizimin e vizave për Kosovën
Bashkimi Evropian e ka futur në rend dite diskutimin e çështjes së liberlaizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Presidenca çeke e ka konfrimuar se kjo çështje do të diskutohet më 13 tetor. Në qershor të vitit 2016, Komisioni Evropian pati vlerësuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo […]
Selmanaj: Qeveria ka ‘mungesë totale’ të platformës për dialog
Qeveria e Kosovës nuk është transparente dhe i mungon platforma për dialog me Serbinë, ka deklaruar deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj. “Nuk e dimë se cila është platforma politike e dialogut të kësaj qeverie se cila është strategjia për këtë qeveri”, ka deklaruar Selmanaj. Ai thotë se në Kuvenin e Kosovës “nuk diskutohet fare” në […]
Spahiu: Në qarqet diplomatike mendohet se vitin tjetër mund të arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi
Marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vitin e ardhshëm, kështu mendohet në qarqet diplomatike në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë ka thënë ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu. “Në këtë situatë bashkësia ndërkombëtare kërkon të ketë një rezultat, duke u përcaktuar si duket në mundësinë e kalimit të një marrëveshje […]
Haradinaj kërkon që SHBA ‘të vendos tani’ për zgjidhjen përfundimtare në dialogun Kosovë-Serbi
Është koha që Shtetet e Bashkuara ‘ta vendosin tani’ zgidhjen përfundimtare në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe ‘të mos zgjatet’, ka deklaruar lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. “Me lanë me u zgjatë mund t’i ikë rendi kësaj punës sonë”, ka thënë Haradinaj të shtunën. “I kam kërkuar kryeministrit (Kurti) që ta bëjë një kërkesë […]