Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit të djeshëm me përfaqësuesin e Kosovës Besnik Bislimi dhe me atë të Serbisë Petar Petkoviq ka treguar për temat që kanë diskutuar.

Lajcak përmes një postimi në X është tha se është i lumtur për dakordimin për komisionin e përbashkët për të zhdukurit, derisa ka përmendur se normalizimi i raporteve do të thotë integrim në BE dhe se nuk ka shkëputje mes të dyjave.
Emisari Lajçak shtoi se janë disa hapa që duhet të bëhen për të implementuar Marrëveshjen e Ohrit, sipas konkluzave të Këshillit Evropian të vitit 2024.

“Depërshkallëzimi, përgjegjësia për sulmet e 2023-s, riintegrimi i serbëve të Kosovës, themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, njohja e dokumenteve dhe simboleve të Kosovës”, janë disa temat që ka renditur Lajçak në X.(gazetaexpress.com)