Artisti anonim, Banksy, u është falënderuar punëtorëve nëpër spitalet e Britanisë përmes punimit të tij të fundit artistik.

Një djalosh duke luajtur me kukulla, njërën prej tyre, një punëtore shëndetësore, duke e endur në ajër sikurse  superheronjtë Batman dhe Spiderman të cilët këtë herë mbesin në një kosh duke shikuar me habi.

“Falemnderit për krejt që po bëni. Shpresoj kjo të ndriçoj pak hapësirën, edhe pse është vetëm në bardh e zi.” Është shkruar në falënderimin e Banksyt lënë në spitalin e përgjithshëm në qytetin anglez Southampton, bashkë me punimin e tij artistik.

Kur të kenë përfunduar masat e izolimit për shkak të koronavirusit, ky punim artistik, me madhësi rreth një metër katror, do të vendoset në ekspozim publik. Një zëdhënëse e artistit i ka thënë mediave britanike se punimi më pas do të vendoset në ankand, për të mbledh para për organizatat bamirëse shdëndetësore.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *