Mediumi publik britanik, BBC, ka mbrojtur qëndrimin e vet për t’i mos përshkruar personat e organizatës palestineze Hamas si “terroristë” edhe pas sulmit të fundit në Izrael ku kanë mbetur të vdekur mbi 1,000 persona.
Ky qëndrim i mediumit britanik ka nxitur shumë reagime.
Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps, tha se kjo politikë e BBC është “në kufijtë e të papranueshmes”.
Shapps tha se mediumi duhet të vendos “busullën morale”.
Një zëdhënës i BBC vuri në dukje se ishte një qëndrim i kahershëm për gazetarët e këtij mediumi që të mos e përdornin vetë termin terrorist, por vetëm atëherë kur citohet të jetë thënë nga të tjerët.
Korrespondenti veteran i BBC, John Simpson, tha se “të quash dikë terrorist do të thotë se të mbash anë”.
Sekretari i Jashtëm James Cleverly dhe Sekretarja e Kulturës, Lucy Frazer, i kanë kërkuar gjithashtu transmetuesit të rishikojë politikën e tij, ndërsa lideri laburist Sir Keir Starmer tha se BBC “duhet të shpjegojë pse nuk po e përdor atë fjalë”.
Një zëdhënës i BBC tha: “Ne gjithmonë e marrim shumë seriozisht përdorimin e gjuhës.
“Kushdo që shikon ose dëgjon mbulimin tonë do të dëgjoj fjalën “terrorist” të përdorur shumë herë – ne ia atribuojmë atë atyre që e përdorin atë, për shembull, Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
“Kjo është një qasje që është përdorur për dekada dhe është në përputhje me atë të transmetuesve të tjerë.
“BBC është një transmetues i pavarur editorialisht, detyra e të cilit është të shpjegojë saktësisht se çfarë po ndodh ‘në terren’ në mënyrë që audiencat tona të mund të bëjnë gjykimin e tyre.”
.
.