Bashkimi Evropian për herë të parë do të konsideroj vendosjen e sanksioneve ndaj politikanëve dhe personave që rrezikojnë paqen në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që në të kaluarën nuk kanë hezituar të lëshojnë sanksione ndaj figurave politike në rajon, BE-ja deri tani është treguar e kujdesshme në këtë aspekt.

Por, kjo mund të ndryshojë në të ardhmen, sepse edhe në BE tashmë kanë nisur përgatitjet edhe për sanksione ndaj politikanëve, të cilët shihen si pengesë e reformave dhe rrezik për stabilitetin e vendeve dhe rajonit në përgjithësi.

Siç transmeton REL, në takimin e tyre në Bruksel ministrat e jashtëm të BE-së të hënën do të diskutojnë për situatën në Bosnje e Hercegovinë. Dhe, krahas përpjekjeve për reforma kushtetuese dhe zgjedhore, në rend dite do të jenë edhe sanksionet ndaj atyre që rrezikojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të këtij vendi, shkelin parimet e Marrëveshjes së Dejtonit dhe unitetin e vendit.

Në një dokument të përgatitur nga shërbimet e BE-së për diskutimin e ministrave, thuhet se masat ndëshkuese “do të vendosen vetëm si mjet i fundit nëse të gjitha përpjekjet tjera dështojnë”.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *