Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të filloj punën “për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të fillojë pa ndonjë vonesë apo parakusht të mëtejshëm”.
Në një komunikatë të publikuar ditën e martë thuhet se Bashkimi Evropian shpreh shqetësimin me mungesën e zbatimit të zotimeve të Kosovës e Serbisë në kuadër të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
“BE-ja u kërkon palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim. Kjo nënkupton fillimin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim bazuar në propozimin e BE-së pa vonesa të mëtejshme, i cili gjithashtu përfshin detyrimin e të dyja palëve për të zbatuar plotësisht të gjitha marrëveshjet e arritura më parë në dialog”, thuhet në komunikatë, transmeton VOA.
Thirrjet pasuan takimin e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Nju Jork të cilët u informuan nga shefi i politikës së jashtme të bllokut Josep Borrell, lidhur me takimin e fundit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me 14 shtator, në të cilin palët dështuan të arrijnë ndonjë përparim.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk u pajtuan javën e kaluar rreth hapave për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit ndërsa zyrtarët evropianë thanë se ishte kryeministri Kurti ai që nuk e pranoi një propozim për “përmbushje të njëkohshme” të detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje.
.
Lexo më shumë këtu
.
.
.