Bosnja e Hervegovina është zyrtarisht vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pasi të enjten kjo u konfirmua ëshë nga liderët e vendeve anëtare të BE-së.

“Këshilli Evropian mbështet konkluzionet Këshilli për Çështje të Përgjithshme i BE-së, të datës 13 dhjetor 2022, për procesin e zgjerimit dhe stabilizim-asociimit, dhe pranon t’i japë Bosnje e Hercegovinës statusin e vendit kandidat”, thuhet në konkluzionet e miratuara nga liderët e BE-së, transmeton REL.

Vendimi për dhënien e statusit kandidat për Bosnjën tashmë është marrë nga ministrat përgjegjës për çështje evropiane në takimin e mbajtur më 13 dhjetor dhe konfirmimi i sotëm është vetëm zyrtarizmi i statusit të vendit kandidat.

Me Bosnje e Hercegovinën bëhen nëntë shtetet që kanë zyrtarisht statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shtetet tjera janë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Turqia, Ukraina dhe Moldavia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *