Bashkimi Evropian është duke analizuar përgjigjet e pranuara nga Kosova dhe Serbia në lidhje me planin e ri për dialogun mes dy shteteve.
“Jemi duke i studiuar dhe mendoj se është një shkas i mirë që duhet të shfrytëzohet për të arritur normalizimin e raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Borrell ka konfirmuar se Kosova dhe Serbia kanë pranuar një plan të ri për dialogun për normalizimin e raporteve. Siç tha ai, të dyja palët tashmë dorëzuar komentet e tyre për këtë plan, transmeton REL.
Shefi i diplomacisë së BE-së po ashtu tha se në ditët në vijim do të analizojnë komentet që kanë marrë nga Prishtina dhe Beogradi dhe se shpreson se ky “do të jetë një përparim dhe hap para në këtë proces”.
Borrell po ashtu falënderoi Gjermaninë dhe Francën për mbështetjen në zhvillimin e këtij plani.