Bashkimi Evropian kërkon që Kosova dhe Serbia të arrijnë urgjentisht një qëndrim të përbashkët në lidhje me çështjen e targave të veturave.
Delegacionet e dy vendeve do të takohet të mërkurën dhe të enjten në Bruksel për të diskutuar rreth targave, pak ditë para se të skadoj marrëveshja e fundit e arritur.
“BE-ja dëshiron t’ua rikujtoj palëve edhe një herë se tani është urgjent që të arrihet një qëndrim i përbashkët. Secila marrëveshje për targat kërkon fleksibilitet politik dhe kompromis nga të dyja palët”, ka deklaruar për REL zëdhënësi i BE-së për çështje të jashtme dhe siguri, Peter Stano.
Diplomatët në BE janë shprehur se nuk dëshirojnë të shohin tensione në pikat kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, siç kishin parë shtatorin e vitit të kaluar. Prandaj, ata kanë bërë thirrje që të shfrytëzohen këto takime të fundit që të arrihet një marrëveshje.
Lexo më shumë këtu