Bashkimi Evropian do të angazhohet në bashkëpunimin me institucionet e reja në Kosovë drejt rrugës evropiane.

Kështu është thënë në deklaratën e përbashkët të lëshuar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe komisioneri për zgjerim, Oliver Varhelyi, pas zgjedhjeve të së dielës mbajtur në Kosovë.

Ndër të tjera, në deklaratë theksohet se nga Kosova pritet avancim në reforma të udhëhequra nga MSA-ja dhe Agjenda e Reformës Evropiane.

“Rruga evropiane e Kosovës shkon nëpërmjet një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë dhe BE-ja pret që autoritetet e reja në Prishtinë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe synim të vazhdimit të takimeve në dialogun me Serbinë të ndihmuar nga BE-ja dhe të shfrytëzojnë mundësinë para vetes për të arritur marrëveshje gjithëpërfshirëse”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Borrellit dhe Varhelyit, transmeton Koha.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *