Presidenti amerikan Joe Biden ka deklaruar se NATO kurrë nuk ka qenë më e bashkuar, e kundërta e asaj çfarë ka pritur Presidenti rus Vladimir Putin.
Gjatë konferencës për media nga samiti që po mbahet në Bruksel, presidenti amerikan njoftoi për sanksionet ndaj 400 individëve dhe entiteteve, përfshirë ato ndaj më shumë se 300 anëtarëve të Dumas ruse, oligarkëve dhe kompanive ruse të mbrojtjes.
I pyetur nëse sanksionet do të ndikojnë tek Putin, presidenti Biden tha se është e rëndësishme që ato të vazhdojnë.
“Vazhdimësia e sanksioneve – rritja e dhimbjes – për të qenë të sigurt që pas një muaji do ta mbajmë atë që po bëjmë. Kjo do ta ndal atë,” ka deklaruar Biden, transmeton BBC.
“Gjëja e vetme më e rëndësishme është që ne të qëndrojmë të bashkuar dhe për botën të fokusohet se sa i egër është ai.
“Nëse je Putini dhe mendon se Evropa do të përqahet brenda një muaji – që mund të marrin gjithçka brenda muajit – ne duhet të qëndrojmë plotësisht, tërësisht të bashkuar.”
Vendet anëtare të NATO-s kanë vendosur që të dërgojnë rreth 40,000 trupa ushtarake në lindje të Evropës – në Sllovaki, Rumani, Bullgari dhe Hungari – për të forcuar forcat e aleancës në këtë pjesë të kontinentit.