Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka thënë se ideja për ndarjen e Kosovës kërcënon stabilitetin dhe paqen në rajon.

Përmes një komunikate, ajo ka kërkuar që Bashkimi Evropian njëzëri të deklarohet kundër ndarjes së Kosovës.

“Ideja për ndarjen e Kosovës duhet të denoncohet si e papranueshme në të gjitha nivelet e forumeve të Bashkimit Evropian dhe në nivel të qeverive evropiane. Përkrahja e saj në Ballkanin Perëndimor kërcënon stabilitetin dhe paqen në rajon dhe kredibilitetin e zotimeve të Bashkimit Evropian dhe përkrahjen për rajonin. Do të ishte precedent i rrezikshëm për gjithë Evropën”, ka thënë Biserko, transmeton Koha.net.

Komiteti ka kërkuar nga BE-ja të rinisë dhe lehtësojë negociatat mes dy vendeve nën kornizën origjinale të dialogut, të fokusuar në normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes dy shteteve dhe njohjen e sovranitetit të Kosovës dhe integritetit territorial në kufijtë aktualë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *