Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, në një intervistë për CdM, ka thënë se sulmi terrorist në fshatin Banjskë në veri të Kosovës mund të pritej, duke pasur parasysh sjelljen e Beogradit në muajt e fundit.
“Grafiti ‘Kur të kthehet ushtria në Kosovë’ si njoftim ka vërshuar jo vetëm Beogradin, por edhe brendësinë e Serbisë. Më pas ishte fjalimi i presidentit Aleksandar Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme, toni dhe mesazhi i tij – e gjithë kjo tregon se diçka është duke u përgatitur. Beogradi ka qenë gjithmonë transparent në synimet e tij, si në vitet 1990 kur u nis për të shkatërruar Jugosllavinë”, shpjegon qartë Biserko, transmeton KOHA.
Ajo ka thënë se po bëhet gjithnjë e më e qartë se ka pasur një skenar për të provokuar një konflikt që më pas ushtria serbe të hyjë “për të mbrojtur popullin serb në veri dhe në këtë mënyrë të bëhet realitet ndarja e Kosovës”.
“Ky operacion, pavarësisht se kush është drejtpërdrejt përgjegjës për të në Beograd, ka kaluar një vijë të kuqe që Perëndimi nuk mund ta tolerojë. Kjo situatë nuk është provokuar nga Kurti, siç komentojnë shumica në Beograd. Përkundrazi, ai tregoi pjekuri dhe policia e Kosovës tregoi profesionalizëm”, ka thënë Biserko.
.
Lexo më shumë këtu
.
.
.