Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, është shprehur optimist se barrikadat e vendosura në veri të vendit “do të hiqen sot ose nesër”.

“Jam shumë optimist se barrikadat do të hiqen sot ose nesër dhe se njerëzit do të kenë arsye për të festuar”, ka thënë Bislimi në një intervistë për Radio Kim.

Bislimi ka thënë se ka shumë qytetarë të shqetësuar në katër komunat veriore të Kosovës dhe se këto shqetësime po barten edhe te qytetarët në pjesën jugore, pa dallim nacionaliteti, transmeton Gazeta Express.

“Besojmqë s’ka asnjë arsye për tensione, s’ka asnjë arsye për barrikada. Nëse ka qytetarë të brengosur lidhur me ngjarje të caktuara, një protestë paqësore mund të arrijë më shumë me më pak përpjekje, sepse qeveria ka vullnet për ta diskutuar cdo problem me qytetarët e Kosovës, pa marrë parasysh nacionalitetin”, ka thënë Bislimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *