Të mërkurën në Bruksel ka filluar takimi mes Kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq.

Të dy politikanët janë thirrur në qendrën evropiane për të bidseduar në lidhje me çështjen e targave.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, para takimit ka deklaruar se shpreson që të ketë ‘një zgjidhje sot’.

“Shpresa ime e sinqertë është që të gjejmë një zgjidhje sot, për të depërshkallëzuar tensionet në terren dhe të punojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Lajqak në Twitter.

Takimi trepalësh ka nisur rreth orës 16:00.

Nevoja për përpjekje maksimale për arritjen e një marrëveshjeje për targat është theksuar edhe në një takim të zhvilluar të martën ndërmjet Kurtit dhe ambasadorëve të Francës dhe Gjermanisë në Kosovë, Olivier Guerot dhe Jorn Rohde, ka thënë Qeveria e Kosovës nëpërmjet një komunikate.

Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Kurti e ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *