Reshjet e borës që filluan mbrëmë në orët e vona, kanë mbuluar pothuajse tërë Kosovën.

Kjo ka bërë që të krijohen vështirësi nëpër disa akse rrugore.

Në pamjet e siguruara nga Klankosova.tv të rrugës magjistrale Podujevë-Prishtinë, shihet se kolona e automjeteve është e gjatë.

Madje, në momentin kur videoja është bërë, veturat nuk lëvizin fare.

Veç borës, këtë aks e vështirësojnë edhe punimet që janë duke u zhvilluar tash e një kohë të gjatë, e që ende nuk janë përfunduar. /Klankosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *