Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, ka ritheksuar se e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor është evropiane, përfshirë Kosovën dhe Serbinë.
“Ne si BE jemi të përkushtuar t’i shoqërojmë ata në çdo hap të rrugës së tyre. Por, për ta bërë realitet të ardhmen evropiane për njerëzit e tyre, nuk ka kahje tjetër përpos Dialogut të ndihmuar nga BE-ja.” ka shkruar Borrell në Twitter.
Kosova dhe Serbia kanë ndërprerë negociatat rreth një vit e gjysmë më parë kur Kosova vendosi taksë 100 për qind për produktet e Serbisë.