Raundi i ri i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përfundoi pa ndonjë pajtim mes palëve.

Nga Bashkimi Evropian thanë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka qenë i gatshëm të ecë përpara.

Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, i cili bashkë me të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, ndërmjetësuan takimin, tha se Kurti ka këmbëngulur që të formalizohet, fillimisht, njohja de facto e Kosovës nga Serbia.

Kurti “nuk ka qenë i gatshëm që të ecë përpara me fillimin e një procesi të besueshëm për themelimin e Asociacionit. Në vend të kësaj, ai ka insistuar që të formalizohet njohja de facto [e Kosovës] si hap i parë”, tha Borrell, transmeton REL.

“Jemi përpjekur shumë, por, për fat të keq, sot nuk ka qenë e mundur të tejkalohen dallimet”, tha Borrell, duke shtuar se Vuçiq e ka pranuar propozimin e BE-së.

“Ky ka qenë kompromisi më i mirë që kemi mundur të ofrojmë”, tha Borrell dhe vuri në dukje se ai mbështetet edhe nga partnerët amerikanë.

Kryediplomati evropian tha, po ashtu, se situata në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – nuk është qetësuar ende dhe kërkoi nga të dyja palët që të ndërmarrin hapa për shtensionimin e saj.

.

.

Lexo më shumë këtu

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *