Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borell, ka thënë se nuk do të tolerohet përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës.

Përmes një postimi në Twitter, kryediplomati evropian ka kritikuar arrestimet në veri nga Policia e Kosovës dhe parakalimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në pjesën jugore të Mitrovicës.

“Arrestime të jashtëligjshme të serbëve të Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës duke parakaluar në jug të Mitrovicës, shoqëruar me gjuhë të rëndë nga Serbia. Pavarësisht takimit të krizës dje, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë këtë”, ka shkruar Borrell.

Deklarata e tij pasoi njoftimin e policisë së Kosovës për arrestimin e një qytetari serb në veri të Mitrovicës, nën dyshimet për përfshirje në sulmet ndaj forcave të KFOR-it me 29 maj, me ç’rast të paktën 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse mbetën të plagosur.

Të premten Serbia përsëriti kërcënimin për ndërhyrje të armatosur në Kosovë, nëse paqeruajtësit e udhëhequr nga NATO-ja nuk veprojnë për të mbrojtur pakicën serbe nga siç u tha “përndjekjet” nga autoritetet e Prishtinës, transmeton VOA.

Lexo më shumë këtu

.

.

.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *