Qeveria britanike ka arritur marrëveshje me Shqipërinë për emigrantët e paligjshëm.

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka theksuar se do të bëhen ndryshime në sistem, që do të thotë se do të refuzohen shumica dërrmuese e kërkesave për azil nga shqiptarët.

Në fjalën e tij në parlament, Sunak tha se pothuajse një e treta e azilkërkuesve janë nga Shqipëria, të cilin e cilësoi si një vend i sigurt dhe i begatë.

Ndërkohë kryeministri, Edi Rama tha se kishte qenë ai vetë që e kishte kërkuar një marrëveshje të tillë që në kohën kur Boris Johnson mbante postin e ministrit të Jashtëm, por vetëm Rishi Sunak mori përsipër të shtyjë më tej procesin, transmeton Shqiptarja.com.

Sunak flet për një marrëveshje me Shqipërinë ku do të bashkëpunojnë me oficerë të Forcave Kufitare në Aeroportin e Tiranës, që të bëjnë të mundur që të “selektojnë” se kush është viktimë e skllavërisë moderne dhe kush gënjen. Për këtë do të ngrihet një njësi e re e dedikuar për trajtimin e kërkesave të shqiptarëve për azil. Kjo njësi e re do të ketë në përbërje të saj 400 specialistë.

Sunak shprehet se shqiptarët mund të pretendojnë se janë viktima të skllavërisë moderne vetëm nëse ka prova për këtë, jo vetëm një dyshim për këtë, për këtë arsye tha para deputetëve se “duhet të kthehen sa më shpejt në vendin e origjinës. Ai thotë se kjo dhe ndryshime të tjera duhet të çojnë në shpalljen e pabazë të “shumicës dërrmuese” të pretendimeve nga Shqipëria. Njerëzit më pas do të kthehen shpejt.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *