Kryeministri britanik Boris Johnson ka paralajmëruar të enjten sanksionet ndaj Rusisë, të parat që nga fillimi i pushtimit rus ndaj Ukrainës.
Sanksionet përfshijnë ngrirjen e aseteve të të gjitha bankave kryesore ruse, përfshirë bankën e dytë më të madhe ruse VTB, tha zoti Johnson.
Siç transmeton VOA, Britania gjithashtu do t’ua ndalojë kompanive ruse dhe qeverisë ruse të ngrenë fonde në tregjet britanike.
Britania do të bllokojë eksportet drejt Rusisë të një game të gjerë produktesh të teknologjisë së lartë, dhe do të ndalojë uljen e avionëve të kompanisë ruse Aeroflot në aeroportet britanike.