Kurti thotë se është rritur eksporti dhe qarkullimi i bizneseve në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavdëruar punën e Qeverisë së tij në mbështetjen e bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Sipas Kurtit, të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2022 është shënuar progres në disa drejtime kyçe në ekonominë e Kosovës. “Qarkullimi i bizneseve për periudhën janar-gusht 2022 ka shënuar rritje prej […]
Indonezi: 174 të vdekur gjatë trazirave në një ndeshje futbolli
Të paktën 174 persona humbën jetën gjatë një rrëmujë në një stadium futbolli në Javan Lindore në Indonezi, mbrëmjen e së shtunës. 180 persona të tjerë mbetën të plagosur. Shefi i policisë së Javas Lindore, Nico Afinta, u tha gazetarëve se dy pjesëtarë të të forcave të policisë janë në mesin e viktimave, shumica e […]
Kosova i vendos vizat për shtetasit rusë
Kosova ka vendosur regjimin e vizave për të gjithë shtetasit rusë. Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin gjatë mbledhjes së mbajtur të premten, duke njoftuar se regjimi i vizave do të aplikohet për të gjithë shtetasit rusë pavarësisht llojit të pasaportave që posedojnë. “Të gjithë shtetasit e Federatës Ruse, bartës të pasaportave të rregullta, zyrtare […]
SBASHK pezullon grevën deri në fillim të vitit të ardhshëm
Greva në arsim është pezulluar deri në janar të vitit 2023. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta dijë se greva nuk po përmbyllet. Uroj që Qeveria të marrë mësim të qartë dhe të mos e marrë si deklarim për fitore […]
Më 13 tetor BE-ja diskuton për liberalizimin e vizave për Kosovën
Bashkimi Evropian e ka futur në rend dite diskutimin e çështjes së liberlaizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Presidenca çeke e ka konfrimuar se kjo çështje do të diskutohet më 13 tetor. Në qershor të vitit 2016, Komisioni Evropian pati vlerësuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, mirëpo […]
Festivali i Kafesë i bënë bashkë shqiptarët dhe serbët në Mitrovicë
Të enjten u mbajt për herë të parë Festivali i Kafesë afër Urës së Ibrit në qytetin e Mitrovicës. Motoja e këtij festivali ishte “Kojshi, hajde n’kafe”, duke i afruar kështu njërin me tjetrin qytetarët e dy pjesëve të qytetit. “Është hera e parë që po shoh diçka të tillë në qytet dhe kisha qejf […]
Në Angli i jepet lamtumira e fundit Mbretëreshës Elizabeta II
Gjatë ditës së hënë, përmes një ceremonie me pjesëmarrjen e liderëve botërorë, në Angli iu dha lamtumira e fundit Mbretëreshës Elizabeta II. Në Pallatin Uindsor u mbajt ceremonia përmbyllëse e varrimit të Mbretëreshës britanike. Udhëheqësi i ceremonisë, David Conner, u ka thënë mysafirëve se janë mbledhur për “t’ia dorëzuar Zotit, shpirtin e shërbëtores së saj, […]
Këshilli i Prindërve këshillon disa veprime në kohën e grevës në shkolla
Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar në lidhje me grevën në shkollat publike të organizuar nga SBASHK-u. Përmes një njoftimi, ky këshill ka ofruar disa pika duke i bërë thirrje këshilleve të prindërve nëpër shkollat e vendit që t’i ndërmarrin ato. Në një nga këshillat, u bëhet thirrje prindërve që t’i dërgojnë fëmijët për […]
SHBA ndan miliona dollarë ndihmë për mbrojtjen e vendeve të Ballkanit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndajnë miliona dollarë ndihmë ushtarake për aleatët në Evropë, përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor. Në njoftimin e Misionit amerikan në Nato bëhet e ditur për ndihmën përmes investimeve afatgjate për aleatët, ku përfshihet Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, por jo edhe Serbia. Nuk dihet ende se […]
“Nuk jemi në nxitim”, thotë Putin
Presidenti rus Vladimir Putin u zotua të premten të vazhdojë sulmin ndaj Ukrainës, pavarësisht kundërofensivës së fundit të forcave ukrainase dhe paralajmëroi se Moska mund të intensifikojë sulmet nëse forcat ukrainase vënë në shënjestër termocentralet dhe infrastrukturën tjetër në Rusi. Duke folur me gazetarët të premten pas pjesëmarrjes në një takim të Organizatës së Bashkëpunimit […]