“Përmes një bekimi të thjeshtë”: Vatikani pranon bekimin e çifteve të gjinisë së njëjtë

Një dokument i lëshuar të hënën nga zyra e Vatikanit ka konfirmuar se Papa Françesku ka miratuar vendimin që u lejon priftërinjëve katolikë të bekojnë bashkimin e çifteve të gjinisë së njëjtë me kusht që ato të mos jenë pjesë e liturgjive dhe ritualeve të rregullta kishtare. Priftërinjve u kërkohet të vendosin për çdo rast […]
Vdes Andrew Strong, avokati mbrojtës i Haradinajt dhe Veselit

Pasditen e kësaj të hëne, është ndarë nga jeta avokati amerikan, Andrew Strong. Andrew Strong qe pjesëtar i ekipit të mbrojtjes në rastin e Ramush Haradinajt në Hagë, njëherit dhe avokat i ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, i cili gjendet në paraburgim nga Gjykata Speciale. Për humbjen e avokatit Strong, ka shkruar vet kreu i AAK-së, Ramush […]
Nils Schmid: Vuçiq ‘ka vite që drejton politikën e mashtrimit’

Zëdhënësi i grupit parlamentar të Partisë Social Demokrate (SPD) të Gjermanisë, Nils Schmid, ka deklaruar se Rusia për disa vite ka nxitur trazira në Ballkanin Perëndimor duke mbështetur Aleksandar Vuçiqin dhe Milorad Dodikun. I pyetur se çfarë mund të bëjë qeveria federale gjermane konkretisht në drejtim të stabilizimit të rajonit të Ballkanit, Schmid ka thënë […]
OBSH: Situata në Gazë pothuajse e pamundur të përmirësohet

Situata “katastrofike” shëndetësore në Gazë do të jetë pothuajse e pamundur të përmirësohet, ka deklaruara të dielën Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Zyrtarët palestinezë e kanë cilësuar gjithashtu situatën shëndetësore në Gazë si katastrofike. Sulmet e Izraelit kanë lënë shumicën e popullsisë të pastrehë, me pak energji elektrike, ushqim […]
Prishtina zgjedhet “Qyteti Evropian i Sportit” për vitin 2024

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë zyrtarisht të ditur se kryeqyteti i Kosovës është zgjedhur “Qyteti Evropian i Sportit” për vitin 2024. Kjo gjë do të ndikojë që Prishtina jonë të jetë një destinacion dhe qendër e shumë aktiviteteve sportive që do të mbahen gjatë vitit 2024, raporton KosovaPress. Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, […]
Narges Mohammadi: Populli iranian do ta mposht autoritarizmin

Populli iranian do ta mposht autoritarizmin dhe shtypjen, ka deklaruar fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi. Në fjalimin e saj, të cilin e dërgoi nga burgu famëkeq i Iranit, Evin, Mohammadi tha se rezistenca e vazhdueshme dhe mospërdorimi i dhunës janë strategjitë më të mira për të sjellë ndryshim. “Populli iranian, me këmbëngulje, […]
Netanyahu ia shpreh Putinit paknaqësinë për qëndrimet e Rusisë ndaj luftës në Gazë

Në një bisedë telefonike me Presidentin rus, Vladimir Putin, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka kritikuar Rusinë për qëndrimet e saja ndaj luftës që po zhvillohet në Rripin e Gazës. Zyra e Netanyahut tha në një komunikatë për media se lideri izraelit shprehu pakënaqësinë e tij me qëndrimet që i kanë marrë përfaqësuesit rusë në […]
“Ky është terrorizëm”, thotë Papa Françesku për konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit

Papa Françesku ka thënë të mërkurën se konflikti mes Izraelit dhe Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – e ka tejkaluar luftën edhe është bërë “terrorizëm”. Ai i bëri këto komente pas takimeve ndarëse me familjarët e pengjeve izraelite që po mbahen nga Hamasi dhe me palestinezët që […]
Pothuajse gjysma e amerikanëve mendojnë se SHBA po shpenzon shumë për Ukrainën

Një sondazh i agjencisë së lajmeve Associated Press dhe Qendrës për Studimin e Çështjeve Publike (NORC) ka treguar se 45% e amerikanëve mendojnë se qeveria amerikane po shpenzon shumë për ndihmën dhënë Ukrainës në luftën kundër Rusisë. Kjo shënon një rënie nga sondazhi gjatë muajit tetor ku këtë mendim e kishin 52% e amerikanëve, megjithatë […]
Petritsch: Është koha të ‘reflektojmë seriozisht’ për çështjet e pazgjidhura në Ballkan

Ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën dhe diplomati austriak Wolfgang Petritsch thotë se në një situatë gjeopolitike të ndryshuar nga lufta në Ukrainë dhe Lindje të Mesme, Kosova dhe Serbia dhe bashkësia ndërkombëtare, që është angazhuar në Ballkanin Perëndimor për më shumë se dy dekada, duhet të rivlerësojnë realitetin për të lëvizur përpara. […]