“Veriu i Kosovës, vatër më e nxehtë se BeH”, thotë Milan Nic

Hulumtuesi i lartë në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë, Milan Nic, ka konsideruar se tani për tani pjesa veriore e Kosovës është “vatër më e nxehtë” se Bosnja e Hercegovina për të shpërthyer në një konflikt të armatosur. “Veriu i Kosovës është vatër me e nxehtë se Bosnja e Hercegovina, që janë dy situata […]

BBC mbron qëndrimin për mos t’i quajtur ‘terroristë’ anëtarët e Hamasit

Mediumi publik britanik, BBC,  ka mbrojtur qëndrimin e vet për t’i mos përshkruar personat e organizatës palestineze Hamas si “terroristë” edhe pas sulmit të fundit në Izrael ku kanë mbetur të vdekur mbi 1,000 persona. Ky qëndrim i mediumit britanik ka nxitur shumë reagime. Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Grant Shapps, tha se […]

Policia e Kosovës pranon shtatë dronë nga SHBA-ja

Policia e Kosovës ka pranuar të mërkurën shtatë dronë të dhuruar nga Shtetet e Bashkuara si pajisje që do t’i shërbejnë për misione vëzhguese dhe taktike. Donacioni amerikan për Policinë e Kosovës vjen rreth tri javë pasi ajo u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit më 24 […]

Stoltenberg: Rritja e pranisë së NATO-s në Kosovë është e rëndësishme

Shtimi i trupave të NATO-s në Kosovë përmes misionit të KFOR-it është një hap i rëndësishëm, ka deklaruar Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. “Kemi parë rritje të re të tensioneve atje, prandaj është e rëndësishme që NATO-ja ka rritur praninë e saj në Kosovë”, tha Stoltenberg të mërkurën, transmeton REL. Më 6 tetor, […]

Borrell: Izraeli po bënë veprime kundër ligjit ndërkombëtar

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell ka thënë se blloku kundërshton një rrethim total të Gazës. “Izraeli ka të drejtë të mbrohet, por kjo duhet të bëhet në përputhje me ligjin ndërkombëtar, ligjin humanitar. Dhe disa vendime janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.” Borrell foli pas një takimi urgjent të ministrave […]

Biden: “Një e keqe e paimagjinueshme” ka goditur Izraelin

Populli i Izraelit është goditur nga ‘një e keqe e paimagjinueshme’, ka deklaruar të martën Presidenti amerikan Joe Biden. “Ka momente në jetë … kur një e keqe e paimagjinueshme godet botën. Populli i Izraelit jetoi një moment të tillë këtë fundjavë,” tha Biden duke folur nga Shtëpia e Bardhë. “Ky është një akt i […]

Putin bënë thirrje për krijimin e “shtetit të pavarur palestinez”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dështuar me politikën e tyre në Lindjen e Mesme dhe këtë e tregon konflikti mes Izraelit dhe Hamasit, ka thënë Presidenti rus Vladimir Putin. “Mendoj se shumë njerëz do të pajtoheshin me mua se ky është një shembull i qartë i dështimit të politikës amerikane në Lindjen e Mesme”, […]

BE-ja e tërheq vendimin për pezullimin e ndihmave për palestinezët

Komisioni Evropian tha të hënën vonë se ndihmat humanitare për palestinezët nuk do të pezullohen, duke e hedhur poshtë një deklaratë paraprake të njërit prej zyrtarëve të vet të lartë. Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, tha të hënën gjatë ditës se pas sulmit të grupit militant Hamas ndaj Izraelit të shtunën “të gjitha […]

Komisioni Evropian pezullon ndihmën për palestinezët

Komisioni Evropian ka njoftuar të hënën se ka vendosur që të pezulloj të gjitha fondet për palestinezët dhe se do të rishikonte të gjithë ndihmën për zhvillim. “Shkalla e terrorit dhe brutalitetit ndaj Izraelit dhe njerëzve të tij është një pikë kthese”, shkroi në rrjete sociale Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi. “Nuk mund të […]