Gjysma e popullsisë në botë, mbi peshë ose obezë deri në vitin 2035
Më shumë se 4 miliardë njerëz, apo mbi 51 për qind e popullsisë së botës, do të jenë mbi peshë ose obezë deri në vitin 2035. Kështu parasheh raporti më i ri i Federatës Botërore të Obezitetit. Duke i përshkruar të dhënat një “paralajmërim të qartë”, Louise Baur, presidente e Federatës Botërore të Obezitetit, tha […]
Escobar: Asociacioni do të funksionojë sipas Kushtetutës së Kosovës
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka ritheksuar se Asociacioni i Komumave me shumicë serbe në Kosovë nuk ka gjasa të shndërrohet në një tjetër Republika Sërpska. “Ka një rrugë përpara për të krijuar një model për asociacionin që nuk krijon një Republikë Sërpska. Në fakt, është shumë e pagjasë […]
Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshon urdhërarrest për Putinin
Gjykata Penale Ndërkombëtare ka lëshuar urdhërarrestim për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, duke e akuzuar atë se është përgjegjës për dëbimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina, që përbën krim lufte. Në deklaratën e gjykatës u tha se urdhërarrestimi është lëshuar edhe për Maria Lvova-Belova, zyrtare ruse për të drejtat e fëmijëve, e cila dyshohet […]
Fillon takimi Kurti-Vuçiq në Ohër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë filluar takimin e përbashkët në Ohër të Maqedonisë së Veriut, nën ndërmjetësimin e zyrtarëve evropianë. Paraprakisht, ata takuan ndaras shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, dhe të dërguarin e BE-së për bisedimet Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, transmeton REL. Në agjendë janë […]
Freedom House: Kosova përparon në të drejtat politike dhe lirinë civile
Në raportin më të ri të organizatës Freedom House për lirinë në botë, Kosova renditet e treta në listë për përmirësimet e bëra në këtë fushë. Edhe pse mbetet në kategorinë e vendeve pjesërisht të lira, Kosova vlerësohet me plus 4 pikë për përmirësimin e të drejtave politike dhe të lirive civile. Raporti i publikuar […]
Xi Jinping siguron edhe 5 vite mandat si president i Kinës
Udhëheqësi kinez Xi Jinping siguroi të premten një mandat të tretë pesë-vjeçar, gjë që i hap rrugën qëndrimit të tij të përjetshëm në pushtet, në një kohë sfidash të vështira ekonomike dhe tensionesh në rritje me Shtetet e Bashkuara dhe fuqi të tjera. Mbështetja për një mandat të tretë nga Kongresi Kombëtar Popullor ishte e […]
SafeJournalists: Të papranueshme presionet ndaj gazetarëve në Republika Srpska
Rrjeti regjional i gazetarëve të pavarur SafeJournalists njoftoi sot se gazetarët dhe mediat në Republika Srpska në kohët e fundit kanë qenë cak i llojeve të ndryshme të sulmeve dhe presioneve, të cilat i dënoi si të papranueshme. Rrjeti, i cili përfaqëson më shumë se 8200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, kërkoi që policia […]
Pas takimit me Lajçak, vetëm AAK-ja optimiste karshi marrëveshjes
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbështetur marrëveshjen që pritet të nënshkruhet mes Kosovës dhe Serbisë për të konfirmuar pajtimin e dy palëve karshi propozimit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Të premten, i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak takoi në Prishtinë krytarët e tri partive kryesore opozitare. Pas takimit me Lajçak, […]
Lajçak i vlerëson ‘përmbushje të qëllimit’ takimet me opozitën në Kosovë
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka vlerësuar si “përmbushje të qëllimit” takimet me liderët e tri partive kryesore opozitare në Kosovë. Të premten, Lajçak ka takuar kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin, atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe së fundmi kreun e […]
Të hyrat nga tatimi, FMN: Kosova e para në Ballkanin Perëndimor
Raporti më i ri nga Fondi Monetar Ndërkombëtar ka treguar se Kosova është vendi ballkanik me rritjen më të madhe të shënuar në të ardhurat nga tatimet. Përmes një komunikate, Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se në raportin e FMN thuhet se ‘pas pandemisë, të ardhurat nga tatimet u rritën fuqishëm, duke shënuar rritjen […]