Lajçak po trajton disa modele ekzistuese për Asociacionin

Janë 16 modele ‘ekzistuese funksionale’ për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë të cilat po i trajton i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. “Po flasim me partnerët tanë për modele ekzistuese që po forcojnë funksionalitetin e shteteve dhe jo dobësimin, prandaj mendojmë se nuk duhet të ketë […]

SHBA nuk pret të ketë dialog me Rusinë

Shtetet e Bashkuara nuk presin që në një të ardhme të afërt të ketë një dialog të nivelit të lartë me Rusinë. Pas bisedës së shkurtër që patën Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov në takimin e diplomatëve të G20-ës në Indi, Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned […]

Bjellorusia dënon me burg fituesin e Çmimit Nobel, Ales Bialiatskin

Një gjykatë në Bjellorusi ka dënuar me 10 vite burgim aktivistin për të drejtat e njeriut Ales Bialiatskin. Gjykata e dënoi aktivistin për financim të protestave të tetorit të vitit 2020. Vitin e kaluar, 60-vjeçarit iu dha Çmimi Nobel për punën e tij në mbështetje të të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Bjellorusi. Zoti […]

Komuna e Prishtinës me 17 drejtori, kalon numrin e ministrive të Qeverisë

Komuna e Prishtinës ka themeluar gjatë javës Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave të Kryeqytetit, duke e arritur kështu numrin 17 të gjithsej drejtorive. Ky numër i drejtorive në institucionin kryesor të kryeqytetit kalon numrin e ministrive (15) që ka Qeveria aktuale e Kosovës. Kryetari i Komunës, Përparim Rama, ka themeluar Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave […]

BE-ja shtynë funksionalizimin e sistemit ETIAS

Bashkimi Evropian e ka shtyrë funksionalizimin e sistemit ETIAS për në vitin 2024, ndonëse ai është paraparë të hyjë në fuqi më 1 nëntor të këtij viti. Hyrja në fuqi e këtij sistemi është kthyer në temë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, sepse me të është lidhur liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës. […]

Hovenier: Asociacioni as edhe “një grimcë” nuk mund t’i ngjajë Republika Srpskas

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk mbështesin formimin e një Asociacioni të Komunave me shumicë serbe i cili mund të ketë ndonjë ngjashmëri me Republika Srpskan në Bosnje. “Shtetet e Bashkuara nuk mbështet dhe nuk do të mbështetë diçka që edhe veç një grimcë mund t’i përngjajë Republikës […]

NATO kërkon përparim në negociatat Kosovë-Serbi

NATO nxit Kosovën dhe Serbinë që të bëjnë përparime në marrëdhëniet mes tyre, ka thënë zëvendëssekretari i përgjithshëm NATO-s, Mircea Geoana. Geoana ka zhvilluar një bisedë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, lidhur me bisedimet për normalizim. Ai ka përsëritur se NATO-ja është e përkushtuar për paqe dhe stabilitet. “Ne mirëpresim hapat […]

Rusia pezullon pjesëmarrjen në traktatin bërthamor

Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar sot ligjin që pezullon pjesëmarrjen e Rusisë në të vetmin traktat të mbetur të kontrollit të armëve me SHBA-në, traktatin New START, njoftuan mediat lokale të martën. Putin kishte njoftuar për pezullimin e pjesëmarrjes nga ky traktat gjatë fjalimit drejtuar kombit të mbajtur më 21 shkurt. Në atë fjalim, […]

OKB gjen grimca të uraniumit të pasuruar në Iran

Inspektorët nga agjencia bërthamore e Kombeve të Bashkuara kanë gjetur grimca të uraniumit të pasuruar deri në gati 84 për qind në një central nëntokësor të pasurimit të uraniumit në Fordo të Iranit. Kështu konfirmoi më 28 shkurt drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, Rafael Grossi, transmeton REL. Grossi konfirmoi se grimcat e uraniumit […]

DASH thekson rëndësinë e themelimit të Asociacionit

Departamenti amerikan i Shtetit ka mirëpritur bisedimet e zhvilluara mes Kosovës dhe Serbisë të hënën në Bruksel. “Takimi i djeshëm ishte një hap i mirë përpara, por mbetet një punë e vështirë. Marrëveshja mbi aneksin e zbatimit është thelbësore për normalizimin sipas propozimit të BE-së”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga DASH. Më tutje, theksohet […]