Kurti falënderon Erdoganin për “mbështetjen e zëshme” për Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të premten në Stamboll me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, ku kanë biseduar për situatën në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Gjatë konferencës së përbashkë, Kurti falënderoi Turqinë për “mbështetjen e zëshme” për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe në Këshill të Evropës. “Në […]
Viti 2025, SHBA dhe Kina në luftë: Gjenerali amerikan jep parashikimin

“Shpresoj të jem gabim. Instinkti im më thotë se do të luftojmë në vitin 2025”, ka shkruar gjenerali i Forcës Ajrore amerikane, Mike Miniha, në një mesazh të tij të premten për oficerët nën komandën e tij duke iu kërkuar që të fillojnë përgatitjet për një luftë me Kinën. NBC News ka siguruar mesazhin zyrtar […]
Ish-shefi i ushtrisë Pavel fiton zgjedhjet presidenciale në Çeki

Gjenerali në pension, 61-vjeçari Petr Pavel, ka fituar të shtunën zgjedhjet presidenciale në Çeki. Pavel, ish-shef i ushtrisë, kandidoi për herë të parë për postin e presidentit dhe zhvilloi një fushatë në mbështetje të fortë të NATO-s dhe Bashkimit Evropian dhe për ndihmën për Ukrainën. Zoti Pavel, që bëri fushatë si i pavarur dhe kishte […]
SHBA sanksionon dy ish-deputetë serbë

Dy ish-deputetë të Parlamentit të Serbisë janë sanksinuar nga Shtetet e Bashkuara për përfshirje në korrupsion dhe frikësim të dëshmitarëve. Në një njoftim të Departamentit amerikan të Shtetit thuhet se “ndërsa shërbenin në Parlamentin e Serbisë, Verisa Radeta dhe Petar Jojiç u dhanë ryshfet dhe frikësuan dëshmitarët që duhej të paraqiteshin para Gjykatës Ndërkombëtare për […]
Numri i përdoruesve të kokainës po rritet në Kosovë

Përdorimi i kokainës në Kosovë ka shënuar rritje gjatë viteve të fundit, derisa është vërejtur edhe rritje e numrit të përdoruesve të llojit të drogës krek-kokainë. “Nuk dinë të ngopen me të”, ka deklaruar për KOHA një përdorues i kësaj substance. Rrinë me ditë pa gjumë, ndodh 4 -5 ditë vetëm duke ngrehur. Nëse i […]
Escobar: Asociacioni dhe propozimi franko-gjerman nuk janë tërësisht të lidhura

Asociacioni është një detyrim që duhet të zbatohet dhe propozimi franko-gjerman është nismë e mirë për të lëvizur përpara marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Escobar deklaroi se këto dy çështje “nuk janë tërësisht të lidhura”. “Asociacioni është një detyrim ekzistues, që duhet të […]
KFOR: Situata e sigurisë në Kosovë është “e paparashikueshme”

Situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë tani është e qetë, por shumë e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme, ka deklaruar komandanti i KFOR-it në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia. Ristuccia tha kështu në takimin e krerëve ushtarak të NATO-s në Bruksel. “Për aq kohë sa do të ketë rritje të tensioneve, pasiguria në mesin […]
Sarrazin: Pa njohur Kosovën, Serbia nuk mund të anëtarësohet në BE

Gjermania do t’i kërkoj Serbisë njohjen e Kosovës gjatë procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ka deklaruar i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Ai tha se ky është qëndrimi i qartë i Gjermanisë karshi kësaj çështje. “Ne, nga Gjermania, kemi pasur gjithmonë qëndrim shumë të qartë për këtë çështje – […]
Vërshimet në Kosovë: Disa qytete në gjendje emergjente

Reshjet e pandërprera të shiut gjatë ditës së enjte kanë shkaktuar përmbytje në disa qytete dhe fshatra të Kosovës duke shkaktuar dëme materiale dhe duke detyruar autoritetet lokale të shpallin gjendjen emergjente. Gjendje e rëndë është parë në Skenderaj, ku është vështirësuar në masë të madhe qarkullimi i veturave dhe janë rrezikuar shtëpi nga përmbytjet. […]
Chollet: Asociacioni nuk do t’i ngjajë Republika Srpskas

Shtetet e Bashkuara e shohin të rëndësishme që Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë të formohet sipas Kushtetutës së vendit, ka deklaruar këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Ai ka theksuar se Asociacioni nuk do të krijojë në Kosovë gjendje politike si ajo në Bosnje e Hercegovinë. “Duhet të […]