Kurti: Drejt marrëveshjes për normalizim mund të adresojmë Asociacionin

Çështja e Asociacionit mund të adresohet gjatë diskutimeve për një marrëveshje të normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Megjithatë, ai e ka theksuar se Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon themelimin e një Asociacioni një-etnik. “Jemi në një moment kur flasim dhe diskutojmë për një marrëveshje të […]
Gjermania ndërthur Asociacionin me votimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kosova duhet të zbatoj themelimin e Asociacionit për komunat me shumicë serbe dhe një bllokim i kësaj çështje mund t’ia vështirësoj rrugën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, kanë deklaruar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë. “Bllokimi i mëtejshëm i themelimit të Asociacionit nuk do ta bëjë më të lehtë për Kosovën arritjen e shumicës […]
OKB: Shtresa mbrojtëse e ozonit po ripërtërihet

Një raport i Kombeve të Bashkuara ka treguar se shtresa mbrojtëse e ozonit po ripertërihet dhe me këtë ritëm do të mbushte vrimën e ndodhur mbi Antarktidë për 43 vite. “Në stratosferën e sipërme dhe në vrimën e ozonit ne shohim se gjërat po përmirësohen,” tha Paul Newman, bashkautor i vlerësimit shkencor. Vlerësimi shkencor që […]
Aplikimi i Kosovës në BE: Presidenca suedeze nis konsultimet

Në Bashkimin Evropian kanë filluar konsultimet rreth aplikimit të Kosovës për anëtarësim. Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian ka njoftuar se ka filluar konsultimet me vendet anëtare, përfshirë vendet që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Kosova dorëzoi kërkesën formale për anëtarësim më 15 dhjetor. “Ne po konsultohemi me shumë shtete për të parë se si […]
Liberalizimi i vizave: Komiteti i PE-së do ta ketë në rend dite

Këtë të enjte, Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme do ta ketë në rend dite edhe çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. “Votime: Propozimi i Parlamentit për rregullat për votimin e evropianëve dhe qëndrimin në zgjedhjet komunale në shtetet tjera të BE-së (rapor. Joachim Brudzinski). Liberalizimi […]
KFOR i dorëzon përgjigjen Serbisë, nuk tregohet përmbajtja

Serbia ka marrë përgjigje nga KFOR-i në kërkesën e saj për futje të një numri të ushtarëve serbë në territorin e Kosovës. Ministria serbe e Mbrojtjes ka bërë të ditur se të premten mbrëma i është dorëzuar përgjigja nga përfaqësues të KFOR-it në pikëkalimin kufitar në Merdare. Pa dhënë detaje të tjera, Ministria e Mbrojtjes […]
Vdes ish-futbollisti italian Gianluca Vialli

Ka vdekur në moshën 58-vjeçare ish-futbollisti i njohur italian Gianluca Vialli. Ish-sulmuesi i famshëm vuante nga tumori në pankreas që e zbuloi në 2017. Askokohe ishte pjesë e stafit të Roberto Mancinit te përfaqësuesja e Italisë. Pas kurave shëndeti i Vialli u përmirësua, por me kalimin e kohës problemet u rikthyen. Gianluca Vialli është një […]
Kurti: Duhet ende trysni mbi Serbinë

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të bëjnë “trysni shtesë” ndaj Serbisë për të arritur marrëveshjen finale me Kosovën, ka deklaruar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. “Kosova ka shënuar hapa të mëdhenj në vitet e fundit, kemi stabilitet institucional dhe raporti i progresit është më i miri që ka pasur vendi ynë. Fakti që […]
Dogana e Kosovës: Mbi 1.5 miliardë euro të hyra gjatë vitit 2022

Dogana e Kosovës ka shënuar 1 miliard e 531 milionë euro të hyra përgjatë vitit 2022. Gjatë një konference për media, Drejtori i Doganës, Agron Llugaliu, ka njoftuar se gjatë këtij viti janë shënuar 11.23 përqind të hyra se në vitin paraprak. Edhe importi dhe eksporti kanë regjistruar rritje gjatë vitit të fundit. “Vlera e […]
Chollet: Propozimi i BE-së “do të ketë në bazë njohjen e ndërsjelltë”

Propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë “do të ketë në bazë njohjen e ndërsjelltë”, ka deklaruar Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Pritet që së shpejti Chollet të vizitojë Kosovën dhe Serbinë. Gjatë vizitave, ai do të flas edhe për tensionet e fundit të shkaktuara […]