Karabinierë italianë zbarkojnë në veri të Kosovës
Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit, EULEX, mbrëmë solli një Njësi Policore e Specializuar Rezervë e përbërë nga 23 xhandarë nga Karabinierët italianë dhe anëtarë të Forcës së Xhandarmërisë Evropiane (EUROGENDFOR) për të siguruar stabilitetin në Kosovë. Kjo njësi u dislokua në vend si përgjigje ndaj nevojës së misionit për të pasur forca shtesë […]
Euractiv: Këto janë nëntë pikat e planit franko-gjerman
Mediumi evropian Euractiv ka publikuar nëntë pika që sipas këtij mediumi janë pika të draft-dokumentit franko-gjerman të propozuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Në pikat e publikuara nga ky medium thuhet se Prishtina dhe Beogradi duhet të kenë marrëdhënie të mirë të fqinjësisë dhe të barabarta. Tutje, sipas këtij mediumi, theksohet se të dyja shtetet […]
‘Kosova në krizë’: SHBA i kërkon Qeverisë të ndryshojë vendimin për targat
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të mos vazhdoj procedurat drejt gjobitjes së vozitësve të makinave me targa të paligjshme serbe. Të mërkurën, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, e ka theksuar se Qeveria e Kosovës nuk duhet të nis me gjobitjen e shoferëve që vozisin makina me targa të […]
Rama: E mirëkuptoj Kosovën, por duhet “dialog i palodhur” me Serbinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë thirrje autoriteteve kosovare që të kërkojnë një “dialog të palodhur” me Serbinë për të arritur te marrëveshjet. Duke reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, ku liderët e serbëve u larguan nga përfshirja në institucionet dhe në policinë e Kosovës, Rama ka bërë thirrje për një qasje […]
Përgjimet e SHISH: Hakerat publikojnë video dhe paralajmërojnë “një bombë”
Hakerët që kanë arritur të marrin video të përgjimeve nga Shërbimi Informativ Shqiptar kanë publikuar një video që tregon përgjime në një prej ambasadave të hauaj në Tiranë. Një nga videot e publikuara nga “Homeland Justice” pretendohet se janë përgjime të dy ambasadave të huaja në Tiranë, njëra nga të cilat duket si ambasada e […]
Situata në veri të Kosovës: Liderët opozitarë do të takohen me Kryeministrin Kurti
Liderët e partive kryesore opozitare i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për t’u takuar dhe për të biseduar rreth situatës në veri të vendit. Kryeministri Kurti të hënën u ka bërë ftesë liderëve të partive opozitare në vend për t’u takuar të martën në mëngjes. “Kemi pranuar një kërkesë për […]
“Situatë e tensionuar në veri”: Stoltenberg flet me Vuçiqin dhe Kurtin
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se ka zhvilluar bisedë me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për gjendjen në veriun e Kosovës. Përmes Twitter, Stoltenberg ka njoftuar se ka biseduar me dy liderët “për situatën e tensionuar në veri të Kosovës”. “U kërkova të dyve […]
Takohen Osmani, Kurti dhe Konjufca: ‘Të përkushtuar për sigurinë dhe zbatimin e ligjit’
Mbrëmjen e së hënës, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar takim të përbashkët me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Kryeparlamentarin Glaik Konjufca. Në takim ka qenë e pranishme edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Dy ditë më parë, zyrtarët e Listës Serbe dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Njëjtë […]
Vuçiq, pse kërcënoni Kosovën – pyet eurodeputeti Mandl
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka reaguar pas vendimit të Listës Serbe që të largohet nga përfshirja në të gjitha insititucionet e Kosovës. “Pse gjithmonë përshkallëzim, shkatërrim”, i ka drejtuar Mandl pyetjen Presidentit të Serbisë, Aleksandsar Vuçiq. Në reagimin e tij në Twitter, eurodeputeti ka ngritur pyetjen edhe “pse Serbia nuk largohet nga të gjitha lidhjet […]
NATO është “e gatshme të ndërhyjë” nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë
NATO do të ndërhyj në rast se rrezikohet stabiliteti në Kosovë dhe rajon, ka deklaruar zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana. Ai ka thënë se ka biseduar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pasi serbët në Kosovë vendosën për braktisje të institucioneve. “Të dyja, Beogradi dhe Prishtina duhet të përmbahen […]