Lubonja: Evropa ka dështuar, shikon vetëm interesat ekonomike

Vizioni i Evropës për solidaritet, kur u konceptua në mesin e shekullit të kaluar, ka dështuar dhe tani është një Evropë që sheh vetëm interesat ekonomike, ka deklaruar publicisti shqiptar Fatos Lubonja. “Është një Evropë ku interesat ekonomike janë kryesore dhe politikanët janë kthyer në menaxherë të interesave ekonomike dhe jo vizionarët”, ka thënë Lubonja. […]

Propozimi franko-gjerman: Opozita kërkon diskutime në Kuvend

Plani franko-gjerman për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë është bazë e mirë dhe për te duhet të diskutohet në Kuvendin e Kosovës, është qëndrimi i partive kryesore opozitare. Ato kërkojnë nga Qeveria që ta shfrytëzojë momentumin, e njëkohësisht ta sjellë në Kuvend për diskutim qëndrimin për këtë plan. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar […]

Macron i pret në takim Osmanin dhe Kurtin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka pritur në takim të enjten Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Osmani e Kurti po marrin pjesë në Forumin e Paqes në Paris, të iniciuar nga presidenti francez. Presidentja Osmani deklaroi se Kosova mbetet e angazhuar, në koordinim me partnerët ndërkombëtarë, për paqe, stabilitet […]

‘Kosova në krizë’: SHBA i kërkon Qeverisë të ndryshojë vendimin për targat

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të mos vazhdoj procedurat drejt gjobitjes së vozitësve të makinave me targa të paligjshme serbe. Të mërkurën, ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, e ka theksuar se Qeveria e Kosovës nuk duhet të nis me gjobitjen e shoferëve që vozisin makina me targa të […]

Situata në veri të Kosovës: Liderët opozitarë do të takohen me Kryeministrin Kurti

Liderët e partive kryesore opozitare i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për t’u takuar dhe për të biseduar rreth situatës në veri të vendit. Kryeministri Kurti të hënën u ka bërë ftesë liderëve të partive opozitare në vend për t’u takuar të martën në mëngjes. “Kemi pranuar një kërkesë për […]

“Situatë e tensionuar në veri”: Stoltenberg flet me Vuçiqin dhe Kurtin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka njoftuar se ka zhvilluar bisedë me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për gjendjen në veriun e Kosovës. Përmes Twitter, Stoltenberg ka njoftuar se ka biseduar me dy liderët “për situatën e tensionuar në veri të Kosovës”. “U kërkova të dyve […]

Takohen Osmani, Kurti dhe Konjufca: ‘Të përkushtuar për sigurinë dhe zbatimin e ligjit’

Mbrëmjen e së hënës, Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar takim të përbashkët me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe Kryeparlamentarin Glaik Konjufca. Në takim ka qenë e pranishme edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla. Dy ditë më parë, zyrtarët e Listës Serbe dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Njëjtë […]

Vuçiq, pse kërcënoni Kosovën – pyet eurodeputeti Mandl

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka reaguar pas vendimit të Listës Serbe që të largohet nga përfshirja në të gjitha insititucionet e Kosovës. “Pse gjithmonë përshkallëzim, shkatërrim”, i ka drejtuar Mandl pyetjen Presidentit të Serbisë, Aleksandsar Vuçiq. Në reagimin e tij në Twitter, eurodeputeti ka ngritur pyetjen edhe “pse Serbia nuk largohet nga të gjitha lidhjet […]

NATO është “e gatshme të ndërhyjë” nëse rrezikohet stabiliteti në Kosovë

NATO do të ndërhyj në rast se rrezikohet stabiliteti në Kosovë dhe rajon, ka deklaruar zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana. Ai ka thënë se ka biseduar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pasi serbët në Kosovë vendosën për braktisje të institucioneve. “Të dyja, Beogradi dhe Prishtina duhet të përmbahen […]

Osmani: Serbia dëshiron të destabilizoj rajonin

Serbia ka qëllim të destabilizoj Kosovën dhe rajonin, ka deklaruar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas vendimit të së shtunës nga Lista Serbe që të largohet nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës. Përfaqësuesit serbë në Kosovë vendosën të mos jenë më pjesë e institucioneve në Kosovë. Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha […]