Escobar: Kam dëgjuar se mund të ketë marrëveshje ‘brenda javëve’

I dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të mërkurën se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet gjatë javëve të ardhshme. Escobar i është referuar kolegëve të tij evropianë prej të cilëve tha se ka dëgjuar se “është çështje javësh, dhe jo vitesh” arritja e një marrëveshjeje. […]

Escobar në Prishtinë, takon Kurtin dhe Osmanin

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është takuar të mërkurën në Prishtinë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Vizita e të dërguarit amerikan vjen në kohën kur po përflitet për një shtim të ritmit të procesit të bisedimeve Kosovë-Serbi pas një nisme franko-gjermane për një marrëveshje mes […]

‘E mbështesim propozimin franko-gjerman dhe duam përparim’, thotë Ambasadori amerikan Hill

Shtetet e Bashkuara e mbështesin një propozim të përfolur franko-gjerman për të ofruar zgjidhje në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ka deklaruar Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill. “Ne e mbështesim këtë propozim”, tha ambasadori Hill për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës. Megjithatë, ai nuk foli për hollësi rreth këtij propozimi për […]

Kancelari Scholz bënë thirrje për zgjerim të BE-së

Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet dhe kështu mund të ketë peshë më të madhe në botë, ka deklaruar të shtunën Kancelari gjerman Olaf Scholz. “Unë jam i përkushtuar ndaj zgjerimit të BE-së. Zgjerimi i BE-së drejt lindjes, do të ishte e favorshme për të gjithë ne,” deklaroi ai. Scholz u shpreh kështu gjatë fjalimit të […]

Liberalizimi i vizave: BE-ja kërkon ‘qartësim të disa temave’ gjatë procesit

Të enjten, Këshilli i Bashkimit Evropian ka filluar diskutimin për liberalizimin e vizave për kosovarët, derisa në fund të këtij diskutimi u bë e ditur se është “e nevojshme të qartësohen një numër temash të ndërlidhura me këtë proces”. Diskutimet e hapura të enjten paraqesin fillimin e një numri procedurash dhe votimesh brenda strukturave të […]

Raporti i progresit i KE-së: Kosova me stabilitet politik, por me Kuvend polarizues

Raporti i fundit i progresit nga Komisioni Evropian vlerëson Kosovën për përshtatjen me qëndrimet e Bashkimit Evropian ndaj agresionit të Rusisë në Ukrainë. Në këtë raport përsëritet se Komisioni Evropian mbetet në qëndrimin se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Aty, po ashtu, theksohet se ka një ndjenjë që Këshilli […]

Varhelyi: BE-ja nuk është në dijeni për propozimin franko-gjerman

Institucionet e Bashkimit Evropian nuk janë në dijeni nëse Franca dhe Gjermania kanë ofruar një propozim për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Në fillim të muajit tetor, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha se Parisi dhe Berlini i kanë propozuar që rruga e Serbisë drejt anëtarësimit në BE të jetë më e shpejtë nëse Serbia […]

Rama para Këshillit të Evropës: ‘Rrëzoni akuzat e Dick Martyt’

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës që të ‘rrëzoj akuzat kundër Kosovës’ të hartuara nga Dick Marty. Të mërkurën, Rama iu drejtua të mërkurën Këshillit të Evropës, ku kërkoi rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, për t’i shpallur të […]

Goncharenko në Këshillin e Evropës: Njiheni Kosovën si shtet të pavarur

Përfaqësuesi i Ukrainës në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko, i ka bërë thirrje të gjitha vendeve të këtij këshilli që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ta njohin atë. Në fjalimin e së martës, Goncharenko, u shpreh se Kosova duhet të njihet nga 12 vendet e Këshillit të Evropës që ende s’e […]

Kosova flet për herë të parë në Asamblenë e Këshillit të Evropës

Për herë të parë Kosova ka marrë të drejtën e fjalës në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, mbajti fjalimin dhe e vlerësoi këtë si një moment historik. “Sot është një moment tjetër me peshë historike për Republikën e Kosovës, për vendin tonë në Asamblenë parlamentare të Këshillit të […]