Liberalizimi i vizave: Komiteti i PE-së do ta ketë në rend dite

Këtë të enjte, Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme do ta ketë në rend dite edhe çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. “Votime: Propozimi i Parlamentit për rregullat për votimin e evropianëve dhe qëndrimin në zgjedhjet komunale në shtetet tjera të BE-së (rapor. Joachim Brudzinski). Liberalizimi […]
Kurti: Duhet ende trysni mbi Serbinë

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të bëjnë “trysni shtesë” ndaj Serbisë për të arritur marrëveshjen finale me Kosovën, ka deklaruar Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. “Kosova ka shënuar hapa të mëdhenj në vitet e fundit, kemi stabilitet institucional dhe raporti i progresit është më i miri që ka pasur vendi ynë. Fakti që […]
Chollet: Propozimi i BE-së “do të ketë në bazë njohjen e ndërsjelltë”

Propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë “do të ketë në bazë njohjen e ndërsjelltë”, ka deklaruar Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Pritet që së shpejti Chollet të vizitojë Kosovën dhe Serbinë. Gjatë vizitave, ai do të flas edhe për tensionet e fundit të shkaktuara […]
Britaniku Peach takon Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti

I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka takuar të enjten në Prishtinë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti. Diplomati britanik përshëndeti përpjekjet për të zbutur tensionet në veriun e Kosovës dhe ka inkurajuar riintegrimin e serbëve të Kosovës në institucionet kosovare, ka njoftuar Ambasada e […]
Opozita reagon pasi Hovenier ‘tha se njohja reciproke tani nuk është e mundur’

Deputetë nga partitë opozitare në Kosovë kanë reaguar pasi u raportua se Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka deklarua se njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë ‘tani nuk është e mundur’. Qëndrimin e ambasadorit amerikan e publikoi në The Economist, gazetari Tim Judah. “Hovenier më tha se përderisa qëllimi përfundimtar ishte njohja reciproke e […]
Hill: Jam i shqetësuar, duhet kthehet situata normale në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Serbi, Christopher Hill, është shprehur shumë i shqetësuar me situatën e krijuar nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës. “Problemi kur ke krizë është se është gjithnjë e më e vështirë. Mund të ndodhë që në fund të ndodhin ngjarje shumë të papritura dhe kjo zakonisht është e […]
Gjermania kritikon retorikën nacionaliste serbe: “Është tërësisht e papranueshme”

Retorika nacionaliste serbe e dëgjuar ditëve të fundit është tërësisht e papranueshme, ka deklaruar Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, Christoph Burger. “Jemi shumë të shqetësuar për tensionet në veri të Kosovës. Barrikadat ilegale të ngritura nga serbët e Kosovës duhet të hiqen sa më shpejt dhe bllokimi i djeshëm i kalimit kufitar të […]
Mblidhet Këshilli i Sigurisë: ‘Të rikthehet liria e lëvizjes në veri të Kosovës’

Të hënën është mbledhur Këshilli i Sigurisë së Kosovës pas thirrjes së Kryeministrit Albin Kurti për të diskutuar gjendjen në veri të vendit. Në mbledhje u diskutua për “incidentet e fundit të shkaktuara nga strukturat ilegale dhe grupet kriminale, të koordinuar dhe mbështetura nga Qeveria e Serbisë”, që sipas Qeverisë së Kosovës, po veprojnë kundër […]
Bislimi: Kishte plan ruso-serb për të djegur pikën kufitare të Jarinjës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se ka pasur “plan ruso-serb” që të dielën, më 18 dhjetor, të digjej pika kufitare e Jarinjës, që lidh Kosovën me Serbinë. Sipas Bislimit, nga të dhënat e institucioneve të sigurisë, del se “autori i vërtetë” i ngjarjeve në Jarinjë ishte presidenti rus, Vladimir Putin. Ai tha se plani […]
Ambasadori Rohde kritikon Listën Serbe për rastin e Rada Trajkoviq

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me trajtimin që i është bërë politikanës serbe Rada Trajkoviq nga policia e Serbisë në kufirin me Kosovën. Të premten, Trajkoviq qëndroi për disa orë në pikën kufitare të Merdarës. Më pas asaj iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe u dërgua me autoambulancë në Prokuple […]