Në Maqedoninë e Veriut janë certifikuar rezultatet nga zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut.
Kështu, koalicioni i LSDM-së ka fituar 46 mandate; koalicioni i VMRO DPMNE-së fitoi 44; BDI fitoi 15 mandate; koalicioni ASH-AAA fitoi 12 mandate; E majta ka fituar 2; dhe PDSH 1.
Gjatë mandatit të ri katër vjeçar do të ketë gjithsej 32 deputetë shqiptarë nëpër parti dhe koalicione të ndryshme, transmeton Alsat M.
Shpallja e rezultateve nga KSHZ i hap rrugën konstituimit të përbërjes së re parlamentare, në të cilën do të zgjidhet edhe kryetari i ri i Kuvendit. Sipas Kushtetutës, kuvendi duhet të konstituohet më së voni 20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve, ndërsa mbledhjen e përbërjes së re duhet ta thërrasë ish-kryetari i kuvendit, Talat Xhaferi, më së voni deri më 4 gusht.