Një variant i ri i koronavirusit është identifikuar në Afrikën e Jugut, duke shënuar rritje të infeksioneve në provincën Gauteng.
Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se ky varaint “përbën shqetësim” dhe se “provat paraprake sugjerojnë një rrezik të shtuar riinfektimi me këtë variant”, krahasuar me variantet e tjera.
Kjo do të thotë që ata persona që janë infektuar e shëruar nga Covid-19 mund të infektohet sërish, transmeton VOA.
Shkencëtarët dinë se Omicron është gjenetikisht i ndryshëm nga variantet e mëparshme, duke përfshirë variantet Beta dhe Delta, por nuk e dinë nëse këto ndryshime gjenetike e bëjnë atë më të transmetueshëm apo më të rrezikshëm.
Deri më tani, nuk ka asnjë tregues se varianti shkakton simptoma më të rënda të sëmundjes.
Deri më sot, Delta është varianti dominues i COVID-19, që përbën më shumë se 99% të sekuencave të paraqitura në bazën më të madhe të të dhënave publike në botë.
Lexo më shumë këtu