Propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë “do të ketë në bazë njohjen e ndërsjelltë”, ka deklaruar Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Pritet që së shpejti Chollet të vizitojë Kosovën dhe Serbinë. Gjatë vizitave, ai do të flas edhe për tensionet e fundit të shkaktuara nga vendosja e barrikadave në veri të Kosovës.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Chollet tha se është e rëndësishme që të mos ketë më përsërtije të një krize të tillë.

“Shumë tepër se ç’duhej nga energjia jonë është shpenzuar gjatë javëve të fundit për të shmangur përkeqësimin e krizës dhe përshkallëzimin e saj në diçka që askush nuk dëshironte ta shikonte, në dhunë”, tha ai.

“Në vend të kësaj, energjia diplomatike duhej përqëndruar tek e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë, duhej diskutuar për propozimin për normalizim, që ka paraqitur BE-ja, që do të ketë në bazë njohjen e ndërsjelltë. Ky është drejtimi që Kosova dhe Serbia të arrijnë destinacionin e tyre euroatlantik”, deklaroi Chollet.

Lexo intervistën e plotë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *