Fushata parazgjedhore ka filluar tashmë në ndërkohë janë shtuar dhe akuzat e kundër akuzat.

Por, cila është alternativa e Partisë Demokratike e Kosovës më Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër, cilat janë pikat e dobëta të qeverisjes së Albin Kurtit sipas kësaj partie.

Për të gjitha këto në një intervistë në emisionin “Përballje” në Telegrafi me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur Vlora Çitaku, sekretare e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës e cila ka treguar se pse sipas PDK-së, Bedri Hamza është alternativa ma e mirë.

Ajo ka kritikuar pushtetin se po përdorë resurset e shtetit për të fituar pikë elektorale.“Menjëherë pas shpalljes së kandidaturës së zotit Hamza për kryeministër të vendit, ne kemi filluar ne kemi filluar ë përgatitjet për hartimin e programit ë zgjedhor, përkatësisht programit qeverisës të zotit Hamza dhe ka qenë insistim i kandidatit, por edhe i tërë ekipës që ky program para se të finalizohet, të diskutohet dhe të merret imputi i qytetarit të Republikës së Kosovës.(telegrafi.com)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *