Dokumentari “Factory to the workers” është fituesi i çmimit kryesor në edicionin e ktij viti të festivalit DokuFest.
Dokumentari i regjisorit kroat, Sërgjan Kovaçeviq, ku del në pah vullneti i punëtorëve për ta mbajtur gjallë një fabrikë të socializmit fitoi çmimin kryesor të festivalit dhe qmimin në kategorinë Balkan Dox.
Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të shtunën mbrëma në “Kino Lumbardh” regjisori Kovaçeviq ka thënë se ky çmim është shumë i rëndësishëm për të, transmeton KOHA.
Në kategorinë “Green Dox” ka fituar “Foragers”, në “Human Rights Dox” ka triumfuar “Myanmar Diaries”, e te “Truth Dox” juria ka vlerësuar dokumentarin “The killing of a journalist”.
Filmi më i mirë i shkurtër ndërkombëtar është vlerësuar “Will my parents come to see me”.
Tema “How to survive?” sivjet nuk ka qenë vetëm pyetje-temë për mbijetesën ndaj kushteve klimatike, luftës, dhunës, fashizmit e për ekzistencë. Ka qenë edhe pyetje për mbijetesën e Festivalit përballë përkrahjes nga institucionet.